LAJMI I FUNDIT:

Rusët publikuan pamjet e rrëzimit të një droni, por doli të jetë fluturakja e tyre

Rusët publikuan pamjet e rrëzimit të një droni, por doli të jetë fluturakja e tyre

Rusia rrëzoi aksidentalisht dronin e saj të prodhuar nga Irani mbi Krime.

Një dron ukrainas u raportuar se u rrëzua në pjesën lindore të gadishullit më 6 qershor nga kreu i Krimesë, Sergey Aksyonov, duke saktësuar se nuk ka të lënduar apo dëme.


Disa vende të NATO-s mund të përfundojnë duke dërguar trupa në Ukrainë
Lexo po ashtu Disa vende të NATO-s mund të përfundojnë duke dërguar trupa në Ukrainë

Ai ka publikuar edhe një imazh të dronit të rrëzuar. Njoftimi u nda gjithashtu nga shumë kanale pro-ruse në Telegram.

U shfaqën edhe pamjet me dron. Megjithatë, më vonë doli se pajisja e rrëzuar ishte një dron zbulues dhe sulmues Mohajer-6 i Iranit. Drone të tillë përdoren nga Rusia në luftën kundër Ukrainës.

Se bëhet fjalë për një dron iranian mund të përcaktohet nga pjesët karakteristike sikur krahët dhe shasia.

“Droni mori zjarr tashmë në ajër, gjë që tregon humbjen e tij nga sistemet kundërajrore. Për shkak të informacionit të parë për rrëzimin e pretenduar të dronit ukrainas, mund të supozohet se Mohajer-6 ra si viktimë e zjarrit miqësor”, shtuan ata.

Zelensky kritikon OKB-në dhe Kryqin e Kuq: Jam i tronditur
Lexo po ashtu Zelensky kritikon OKB-në dhe Kryqin e Kuq: Jam i tronditur

Analistët vunë në dukje se droni fluturoi pa municion, gjë që “sugjeron se kishte mision të zbulimit ose kthimin nga një sulm me armë tashmë të shpenzuara”.

Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, komentoi gjithashtu incidentin, duke vlerësuar forcat ruse të mbrojtjes ajrore për “punën e mirë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori