LAJMI I FUNDIT:

La Liga më në fund miraton planin e qëndrueshmërisë, Barcelona tani ka drejt rinovimesh dhe transferimesh

La Liga më në fund miraton planin e qëndrueshmërisë, Barcelona tani ka drejt rinovimesh dhe transferimesh

Barcelona ka marrë “OK”-in për Planin e Qëndrueshmërisë që ka paraqitur në La Lioga disa javë më parë dhe nga i cili varet i gjithë planifikimi sportiv.

“Ne po presim dhe presim që La Liga të miratojë planin e qëndrueshmërisë në mënyrë që të mund të planifikojmë ekipin dhe të marrim vendime”. Kështu është shprehur Xavi fundjavën e kaluar.


Trajneri i Barcelonës tani mund të fillojë të punojë me Barçën për sezonin 23/24 sepse organi kombëtar i futbollit ka miratuar më në fund sot llogaritë e ekipit katalunas.

Organizata pranon, se kursimet e bëra tashmë lejojnë regjistrimin e lojtarëve në pritje për të përshtatur situatën e tyre dhe, përveç kësaj, për të avancuar në projektin sportiv me mundësinë e kryerjes së transferimeve.

Pasi të merret drita jeshile për llogaritë e tyre, drejtuesit e sportit do të ekzekutojnë menjëherë rinovimet e nënshkruara, por të pa përfunduara për: Gavi, Ronald Araujo, Inaki Pena, Sergi Roberto. Ky është prioriteti.

Më pas, Xavi dhe përgjegjësit tjerë do të trajtojnë ulje-ngritjet e zhveshtores, duke ditur tashmë se çfarë marzhi ekonomik kanë për të nënshkruar dhe mbi të gjitha çfarë parash kanë për t’u ofruar futbollistëve që duan.

Dhjetë ditë që do të shënojnë historinë e Barcelonës
Lexo po ashtu Dhjetë ditë që do të shënojnë historinë e Barcelonës

Transferimet e Barçës

Xavi është i qartë për pozicionet që dëshiron të forcojë, prioriteti është një mesfushor mbrojtës për të mbuluar humbjen e Sergio Busquets, si dhe kërkon një mbrojtës të djathtë.

Por, ai dëshiron ndryshime të tjera në shabllon. Ai e di që do t’i kërkohet Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe ai dëshiron të ketë një skuadër që përmbush pritshmëritë: ai dëshiron dy lojtarë për një pozicion.

Inigo Martinez, Martin Zubimendi, Ilkay Gundogan … janë vetëm disa nga emrat në tavolinën e Barcelonës.

Leo Messi

Transferimi i parë që Barça do të shpallë do të jetë ai i Inigo Martinez, i cili ndodhet në Barcelonë në pritje të zyrtarizimit të nënshkrimit të tij.

Kjo dritë jeshile do të lejojë gjithashtu klubin të paraqesë një ofertë zyrtare për Messin.

Babai i tij dhe Laporta u takuan të hënën dhe ranë dakord të takoheshin përsëri pasi La Liga të miratonte llogaritë e tyre.

Sot (e martë) ka ardhur “OK”-i nga La Liga, kështu që ata do të takohen sërish së shpejti dhe këtë herë katalunasit do të vendosin në tryezë një propozim zyrtar dhe konkret. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori