LAJMI I FUNDIT:

Berisha tha se shefja e SHISH-it ishte në Beograd, Rama: Hedh një budalla një gur në lumë…

Berisha tha se shefja e SHISH-it ishte në Beograd, Rama: Hedh një budalla një gur në lumë…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mohuar praninë apo udhëtimin e Shefes së Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni, në Beograd.

Duke iu përgjigjur akuzave të ish-Kryeministrit Berisha, ai tha se në fakt është pikërisht Berisha që po kërkon të përfitojë nga kjo situatë.


“Hedh një budalla një gur në lumë dhe 1000 të mençur nuk e nxjerrin dot. Në këtë rast budallai është dhe i ligë dhe hedh një gur sepse do të përfitojë nga kjo situatë sipas mendjes së tij të rrjedhur. Dhe në emisionin më të rëndësishëm të javës më bëhet pyetje mua. Natyrisht që nuk ka qenë, sepse kjo është gjë lehtësisht e verifikueshme, mjaftonte të ngrinit telefonin dhe të pyesnit”, u shpreh Rama, në emisionin Opinion.al.

Berisha hedh akuza të rënda për kreun e SHISH: Vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, kërcënim për sigurinë e Kosovës
Lexo po ashtu Berisha hedh akuza të rënda për kreun e SHISH: Vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, kërcënim për sigurinë e Kosovës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha të mërkurën ka hedhur akuza të rënda ndaj drejtueses së re të Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH), Vlora Hyseni.

Në një postim në Facebook, Berisha tha se Hyseni ka vizituar në mënyrë sekrete Beogradin.

“Miq, mediat informojnë se Vlora Hyseni, drejtore e Shërbimit Inteligjent të Shqipërisë, nisi punën me vizitën e saj të parë sekrete në Beograd dhe ky lajm deri sot nuk është përgënjeshtruar nga SHISH”, tha Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori