LAJMI I FUNDIT:

Janjiq: Serbia duhet ta ndalojë në Kosovë lojën e trashëguar nga periudha e Millosheviqit

Janjiq: Serbia duhet ta ndalojë në Kosovë lojën e trashëguar nga periudha e Millosheviqit

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Serbi, Dushan Janjiq, ka thënë se pushteti në Serbi po e kupton se ky është fundi i epokës së Sllobodan Millosheviqit dhe se kanë shumë për të humbur, por me metodat që përdorin përshpejtojnë fundin e tyre dhe, sipas tij, më e keqja është se po shkaktojnë dëme në njerëz dhe materiale.

“Kjo është hera e parë që një grup personash me ‘koktej molotovi’, të stërvitur për të luftuar dhe sulmuar ushtarët, befas dalin nga një protestë e organizuar. Kjo ndodhi sepse që nga mëngjesi në media është interpretuar se KFOR-i ka pajisje për të shpërndarë demonstratat për të rrahur serbët. Ata nuk e kuptojnë se kur ushtria pajiset në këtë mënyrë ka një detyrë shtesë, dhe detyra ishte që KFOR-i të siguronte tërheqjen nëse ka marrëveshje për tërheqjen e kryetarit dhe forcave policore”, tha Janjiq, për Al Jazeera, transmeton Telegrafi.

Janjiq pyet dhe tregon se kush po i udhëheq  njerëzit në protestat në veri të Kosovës.


“Formalisht ata i udhëheq Lista Serbe. Ka gjithashtu përfshirje të ngathët dhe të drejtpërdrejtë të autoriteteve dhe disa shërbimeve. Ata duhet të ndalojnë atë lojë që e kanë trashëguar nga periudha e Millosheviqit. Ata e kuptojnë se ky është fundi i epokës së Millosheviqit dhe se kanë shumë për të humbur, por metodat që po përdorin po e përshpejtojnë fundin e tyre. Çka është më e keqja, ata shkaktojnë dëme njerëzore dhe materiale, si dhe dëme politike për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Kalo në kategori