Në samitin e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, të mbajtur në Reikjavik në 16-17 maj 2023, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij zyrtar lëshoi befasinë e radhës se “Shqipëria kurrë nuk ka pasur iluzione për natyrën e regjimit të Moskës dhe marrëdhënia jonë me Moskën ka qenë joekzistuese qysh prej vdekjes së Josif Visarionoviq Stalinit“. (Sipas tekstit në faqen zyrtare të qeverisë).
Afishohet si qëndrim zyrtar një shtrembërim i së vërtetës historike të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Rusisë, që nuk nderon as folësin dhe as shtetin që ai përfaqësonte në një samit solemn para mbi 30 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.
I duhet gëzuar faktit që Rusia nuk merrte pjesë në samitin e Reikjavikut, sepse mund të ndodhte që përfaqësuesi i Rusisë të ngrihej dhe t’ia rrëzonte poshtë kryeministrit të Shqipërisë këtë të pavërtetë historike të marrëdhënieve dypalëshe, duke i rreshtuar atij dhe auditorit të lartë diplomatik pak fakte të periudhës pas Stalinit:
– Më 14 maj të vitit 1955, Shqipëria pranoi të bëhet nga Rusia anëtare e Traktatit Ushtarak të Varshavës, i krijuar dhe i drejtuar nga Moska.
– Në vitin 1956, Shqipëria dhe Rusia ngritën nivelin e marrëdhënieve diplomatike nga misione në nivel ambasadash.
– Në 12 shtator të vitit 1957, Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Rusisë nënshkruan marrëveshjen dypalëshe për ngritjen e bazës ushtarako-detare ruse në Pashaliman të Shqipërisë, dhe për të vendosur forcat ushtarake ruse në territorin shqiptar.
– Në maj të vitit 1959, sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Rusisë dhe kryeministër i Rusisë, Nikita Hrushov, zhvilloi një vizitë të gjatë dyjavore në Shqipëri.
Kjo është e vërteta e marrëdhënieve dypalëshe pas vdekjes së Stalinit në periudhën e viteve 1953-1961, që nuk mund dhe nuk duhet të shtrembërohet dhe as të fshihet, sepse përndryshe shndërrohet në një alibi dhe amnisti për periudhën e satelitizmit të Shqipërisë nga Moska dhe kur Shqipëria kaloi nga semafori serb te semafori rus.
Nuk ka informacion se cila mendje kozmike i ka futur në fjalim kryeministrit këtë idiotizëm historik. Në këto rrethana të pakëndshme diplomatike, akademike, historike, kombëtare dhe ndërkombëtare, bëhet emergjente që pranë kryeministrit të Shqipërisë të dërgohet si ndihmës një historian, që t’ia mësojë dhe t’ia shkruajë temat dhe çështjet historike siç kanë ndodhur vërtet dhe jo si shpikje historiko-kulturore të një nate të bukur islandeze.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Aldo thyen kutinë e emergjencës, dërgon në nominim të përhershëm një banor
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re dhe mund të largohet nga klubi së shpejti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025