Një përplasje virtuale ka ndodhur mes kryetarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu.
I pari që nisi kritikat ndaj kryetarit Bulliqi ishte deputeti Veliu, i cili ka komentuar paraqitjen e tij në një përballje televizive, e që sipas tij, Bulliqi që dy vite qeverisje nuk ka bërë asgjë tjetër përveç mashtrime, transmeton Telegrafi.
“Kur në një përballje televizive dalin një ish përfitues i LDK-së dhe një mohues i LDK-së, aty veç debat të argumentuar nuk mund të ketë.
Ndërsa kryetari mashtrues po i thoshte të vetëmashtruarit “hajde flasim për projekte se në politikë të kam mundur”, opozitari çile gur gojën. Nuk i bënte goja t’ia numëronte mëkatet kryetarit manipulator, për dy vite mashtrim të qytetarëve”, tha ai.
Tutje, ai ka shtuar se “opozitari inferior, që e mori timonin e LDK në Llap si dhuratë, nuk e tha asnjë fjalë të vetme për punët e projektet e mëdha të bëra për qytetarët e Llapit gjatë qeverisjes së LDK-së për dy dekada”.
“Asnjë kundërshtim ndaj krekosjeve të kryetarit mashtrues, i cili po lavdërohej me projektet e trashëguara nga qeverisja e LDK-së.
Asnjë fjalë e argumentim konkret për abuzimet e vazhdueshme të kryetarit arrogant me qeverisjen dhe buxhetin e Komunës”, tha ai
Veliu ka thënë se Llapi nuk meriton një kryetar komune që arrogancën e ka si mjet komunikimi.
“Dhe tash me të drejtë pyesin qytetarët, aktivistët, anëtarët e simpatizantët e LDK-së çfarë deshi dhe cili ishte qëllimi i paraqitjes në një debat televiziv i kryetarit të kontrabanduar të LDK-së në Podujevë?
Në qoftë se ka dashur ta dëshmojë edhe njëherë paaftësinë dhe inferioritetin politik përballë një mashtruesi të ardhur aksidentalisht në krye të Komunës, atëherë ia ka dalë plotësisht. Siç ia doli edhe kryetari mainpulator ta dëshmojë paturpësinë politike, duke i numëruar si sukses projektet e trashëguara nga qeverisja e LDK-së.
Llapi nuk e meriton një kryetar komune që arrogancën e ka si mjet komunikimi dhe mashtrimin e manipulimin si formë qeverisjeje. As LDK-ja në Llap nuk e meriton ta udhëheq një person indiferent e inferior, që nuk guxon të flasë për sukseset e qeverisjes së partisë, të cilën mëton ta përfaqësojë”, është shprehur Veliu në postimin në Facebook.
Pas kësaj deklarate të Veliut ka reaguar kryetari Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se Veliu përmes rrenave po përpiqet të dalë në sipërfaqe.
“Paska folur deputeti analfabet, që përveç zhvatjes së buxhetit dhe mashtrimit të qytetarëve nuk ka asnjë “kontribut” tjetër. Deputeti analfabet përmes shpifjeve e rrenave po provon të dalë në sipërfaqe, nga aty ku e fundosën qytetarët. E kot është kjo përpjekje e tij sepse Llapi nuk i duron më as analfabetët as zhvatësit.
Tutje, Bulliqi ka shtuar se Veliut nuk i ka mbetur më vend askund.
“Sidoqoftë e kuptoj pse e ka gjithë këtë frustrim, sepse si ka mbete vend më askund”, ka theksuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale
Anulohet suspendimi i gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve