Javën që po lëmë pas Parlamenti Evropian miratoi vendimin për liberalizimin e vizave, vendim ky i pritur me vite të tëra nga qytetarët e Kosovës, e që do të mundësojë lëvizjen e lirë në zonën Shengen, nga 1 janari 2024.
Po gjatë javës që po lëmë u arrestua drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i dyshuar për keqpërdorim të pozitës dhe ushtrim ndikimi.
Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës po vazhdon të përballet me mungesë kuorumi, ku si pasojë po dështon mbajtja e seancave plenare. Lidhur me këtë është treguar i ashpër edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Parlamenti Evropian i thotë po lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës
Parlamenti Evropian i tha po të martën liberalizimit të vizave të Kosovës, duke e përmbyllur kështu këtë proces të stërzgjatur për qytetarët e Kosovës.
Miratimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian u bë pa votim pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola tha se nuk ka marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave dhe se do të shkojnë direkt me votim, shkruan Telegrafi.
“… Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së dhe asnjë amendament… Është miratuar qëndrimi i Këshillit dhe akti i propozuar është miratuar “, tha kryetarja e PE-së, Roberta Metsola.
Ndërkaq, të mërkurën në Strasburg është nënshkruar akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten në një konferencë për media pas nënshkrimit të aktit ligjor për vizat, tha se më në fund qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza drejt Evropës.
“Më në fund nënshkruam aktin ligjor që u mundëson qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm drejt BE-së pa viza. Më në fund udhëtimi drejt BE-së për pushime, vizita familjare, udhëtime biznesi do të jetë më e lehtë”, tha Reuten.
Ai shtoi se lëvizja pa viza drejt BE-së për qytetarët e Kosovës do të bëhet më së largu më 1 janar 2024.
Institucionet e BE-së kanë rënë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.
Një muaj paraburgim për drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, i dyshuar për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i arrestuar nën dyshimin për korrupsion.
Krasniqi dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale për të pandehurin N.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, Ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 i KPRK-së, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe Konflikti i interesit nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë, pati reagime të ashpra nga opozita parlamentare gjatë një seance në Kuvend.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, tha se kjo çështje [arrestimi] ka fakte, me të cilat merret sistemi i drejtësisë, dhe se nuk duhet “të zhvillohet gjyq në Kuvend për Nagip Krasniqin”.
“Është fakt se pati një gëzim opozitar për arrestimin e Nagip Krasniqit. Por, ky është fakt i opozitës nuk është fakt i çështjes. Ne e dimë që ka pasur shumë kryeshefa në KEK në të kaluarën, që ka pasur keqpërdorime marramendëse, por asnjëherë nuk janë trajtuar nga sistemi i drejtësisë, përkatësisht nga prokuroria”, u shpreh Kurti.
Mungesë e kuorumit në Kuvend, Konjufca: Kjo legjislaturë nuk e meriton të vazhdojë
Kuvendi i Kosovës ka paraparë që këtë të mërkurë të vazhdojë seancën plenare me pikat e papërfunduara gjatë muajve shkurt dhe mars, por në mungesë të kuorumit mbajtja e seancës dështoi dy herë.
Seanca ishte paraparë të fillojë në orën 10:00, por u shty për në orën 12:30 për shkak të mungesës së kuorumit.
Lidhur me këtë, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se legjislatura aktuale nuk e meriton të vazhdojë, për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të deputetëve.
“Qysh po e shoh këtë sjellje të papërgjegjshme të disa deputetëve, nuk po mendoj se kjo legjislaturë e meriton me vazhdua…emrat ata që nuk kanë ardhur”, u shpreh Konjufca.
Edhe javën e kaluar në mungesë të deputetëve ka dështuar të mbahet seanca, e cila ishte paraparë për ditën e mërkurë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje