LAJMI I FUNDIT:

Një qytetari në veri i dëmtojnë veturën dhe i vendosin mbishkrimin “UÇK”

Një qytetari në veri i dëmtojnë veturën dhe i vendosin mbishkrimin “UÇK”
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit” që ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

Sipas raportit të PK-së, thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga persona të pa njohur i është dëmtuar vetura e tij, dhe i kishin lënë në veturë një mbishkrim “UÇK”.


Sipas ankuesit edhe një mbishkrim të njëjti i kishin vendosur në hyrje të ndërtesës së tij.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/