LAJMI I FUNDIT:

Prigozhin: Kremlini qëllimisht e pengoi Wagnerin të pushtonte Bakhmutin

Prigozhin: Kremlini qëllimisht e pengoi Wagnerin të pushtonte Bakhmutin

Themeluesi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, i shtoi sulmet ndaj Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, duke akuzuar zyrtarët e Kremlinit se qëllimisht po i pengojnë luftëtarët e tij që ta merrnin kontrollin në Bakhmut.

Shefi i mercenarëve tha se autoritetet kishin vendosur të privonin Wagnerin nga municionet, duke ngadalësuar përparimin në betejën e përgjakshme për të pushtuar Bakhmutin në Ukrainën lindore.


“Qëllimi është i thjeshtë. PMC Wagner nuk duhet ta marrë kontrollin në Bakhmut”, tha Prigozhin.

Shoku i studimeve i presidentit rus: Një Putin fals po shfaqet në ngjarjet publike
Lexo po ashtu Shoku i studimeve i presidentit rus: Një Putin fals po shfaqet në ngjarjet publike

Komentet e tij, të bëra gjatë një interviste me disa media ruse të mërkurën, janë episodi i fundit në një luftë fjalësh midis Prigozhin dhe forcave të armatosura zyrtare të Rusisë.

“Veprimet tona sot janë natyrshëm për t’u pasur zili. Pra, meqenëse ne kemi suksese, ndërsa në vende të tjera sukseset nuk janë ato që do të donim të ishin, atëherë kujtoni se çfarë kishte thënë gjyshi Lenin: të gjithë menduam se të gjithë ishim të destinuar për të jetuar mirë, por në vend të kësaj, ata e bënë atë në mënyrë që të gjithë të jetonin njësoj, keq”, tha Prigozhin, duke iu referuar xhelozisë midis strukturave ushtarake ruse.

Prigozhin vazhdoi duke thënë se e gjithë Rusia “mbështeti” Wagnerin pas rënies së Soledar, një fitore që ai kishte pretenduar më parë se ishte arritur “ekskluzivisht” nga mercenarët e tij, pavarësisht deklaratave e kundërta nga Ministria Ruse e Mbrojtjes. Pas këtij suksesi, pretendon Prigozhin, qëndrimi i Kremlinit u bë, “Wagner nuk duhet të pushtojë Bakhmutin në asnjë rrethanë”.

Ai pohoi se që prej asaj kohe, mercenarëve të tij iu është mohuar qasja në depot e municioneve, megjithatë “Wagner do ta pushtojë Bakhmutin”. Ai tha se do të bëhet “jo sepse e dëshiron Prigozhin”, por sepse duhet t’i dëshmojnë gjithë botës se rusët mund ta bëjnë. Shefi i mercenarëve u ankua gjithashtu që iu mohua qasja në telefonat ushtarakë.

Grupi mercenar rus rekruton luftëtarë përmes PornHub: Mos m*****, eja puno për Wagner
Lexo po ashtu Grupi mercenar rus rekruton luftëtarë përmes PornHub: Mos m*****, eja puno për Wagner

Tensionet mes Wagnerit dhe presidentit rus, Vladimir Putin vazhdojnë prej muajsh. Akuzat e fundit të Prigozhit vijnë pasi atij iu ndalua bashkimi me komandën ushtarake ruse në fillim të këtij muaji. Ai gjithashtu akuzoi komandantët e Kremlinit për “tradhti” dhe përpjekje për të “shkatërruar” Wagnerin duke i ndërprerë furnizimet.

Lufta për kontrollin e drejtpërdrejtë të Bahmutit mbetet intensive. Të enjten, udhëheqësi kukull rus në rajonin e Donetskut, Denis Pushilin, i tha agjencisë shtetërore të mediave TASS se situata në Bakhmut “është ende e ndërlikuar, e vështirë” dhe se ai “nuk sheh se ka ndonjë parakusht që armiku thjesht do të tërheqë njësitë e saj”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori