LAJMI I FUNDIT:

Panairi i Punës i Kompanive Austriake – mundësi e shkëlqyeshme për t’u kyqur në tregun e punës në Austri

Panairi i Punës i Kompanive Austriake – mundësi e shkëlqyeshme për t’u kyqur në tregun e punës në Austri

UBT dhe Oda Ekonomike Austriake po organizojnë Panairin e Punës së Kompanive Austriake, që do të zhvillohet të martën.

Kjo ngjarje do të zhvillohen në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, duke filluar nga ora 13:00 deri në ora 17:30.

Të gjithë të interesuarit nga Kosova do të kenë mundësi të kyçen në tregun e punës në Austri.

Përmes panairit do të shpalosen detaje nga ofertat e kompanive austriake si dhe do të shpërndahen informacione të tjera, të rëndësishme për to.

Ndër të tjera ky panair do të shërbejë si mundësi unike për stundentët, duke u mundësuar të njihen me një sërë aktivitetesh të kompanive pjesëmarrëse.

Të interesuarit duhet të marrin me vete CV-të e tyre, teksa intervistat me kompanitë ndërkombëtare austriake do të realizohen në gjuhën angleze.

Artikull i sponzorizuar