LAJMI I FUNDIT:

Celtics marrin fitoren e radhës, spektakël edhe në sfidën Toronto – Detroit

Celtics marrin fitoren e radhës, spektakël edhe në sfidën Toronto – Detroit

Boston Celtics kanë marrë fitoren e katërt radhazi në NBA, pasi në TD Garden janë përballur me Memphis Grizzlies.

Celtics kanë triumfuar me 10 pikë diferencë 119:109 duke ruajtur pozitën e parë në Konferencën Lindore.


Ka qenë një ndeshje shumë e mirë nga vendasit, ku plot tetë basketbollistë kanë shënuar pikë dyshifrore.

Megjithatë më efikasi ishte Derrick White që shënoi 23 pikë e 10 asistime, derisa Hauser shtoi 20 të tjera.

Dyshja Al Horford dhe Jayson Tatum shtuan nga 16 pikë, ndërsa me pikë dyshifrore e mbyllen ndeshjen edhe Pitchard me 12 si dhe Muscala, Grant dhe Robert Williams me nga 10 të tjera.

View this post on Instagram

A post shared by NBA (@nba)

Ndeshje spektakolare është zhvilluar edhe në Scotiabank Arena të Torontos në Kanada mes Raptors dhe Detroit Pistons.

Vendasit triumfuan me një pikë diferencë 119:118 në një ndeshje që ishte shumë e barabartë nga fillimi e deri në fundin e saj.

Fred VanVleet ishte më meritori për fitoren e Raptors me 35 pikë e tetë asistime, derisa Pascal Siakam shtoi 28 të tjera në fitoren e kanadezëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori