LAJMI I FUNDIT:

Torino dëshiron ta largojë Berishën shkaku i pagës së lartë, elita turke opsion për portierin shqiptar

Torino dëshiron ta largojë Berishën shkaku i pagës së lartë, elita turke opsion për portierin shqiptar

Etrit Berisha vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, përkundër se afati kalimtar i janarit ka përfunduar.

Portieri shqiptar këtë edicion nuk ka luajtur asnjë minutë me fanellën e Torinos as në kampionat, por as në garat e Kupës së Italisë.


Kësisoj largimi i tij pritej në afatin kalimtar të janarit, por nuk ndodhi përkundër se pati interesim nga disa skuadra.

Torino është gati ta lejoj largimin e portieri shqiptar dhe tani po kërkon shitjen e tij në elitën e futbollit turk ku Berisha është i hapur për tu transferuar atje.

33-vjeçari ka kontratë me Torinon deri në verën e vitit 2024 derisa Torino kërkon ta largojë për faktin se Berisha ka pagë prej 800 mijë eurove në vit, që konsiderohet si e lartë nga drejtuesit e klubit.

Menaxheri i Berishës është në bisedime me disa klube turke dhe transferimi i tij në Turqi mund të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme, për faktin se afati kalimtar në shtetin turk është i hapur deri në 7 shkurt. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori