LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasje në Pejë për shkak të një borxhi, arrestohet i dyshuari

Tentim vrasje në Pejë për shkak të një borxhi, arrestohet i dyshuari
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për tentimvrasje në Pejë.

Rasti i tentimvrasjes ka ndodhur më 30 janar 2023 rreth orës 18:25, ku Policia është informuar se në fshatin Leskoc- Klinё, ka ndodhur një incident me armë zjarri.


“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje. Aty kanë takuar viktimën i cili ka deklaruar se i dyshuari i kishte shkuar tek shtëpia e viktimës dhe ia kishte kërkuar një borxh prej 1,000 euro, të cilat ia kishte djali i viktimës pas blerjes se një automjeti nga i dyshuari. Viktima ka deklaruar se nuk ka para për t’ia paguar borxhin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Pas këtij deklarimi, i dyshuari e kishte kanos viktimën me fjalët ‘Nga 1 shkurti mbyllu në shtëpi se do të  vras ty ose djalin, në atë moment i dyshuari e ka gjuajtur me armë në drejtim të viktimës nga largësia prej 40-50 metra”, thuhet në njoftim.

Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK47, 13 gёzhoja kal.7.62 mm dhe pesë fishek 6.35 mm.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në  mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori