Policia në Spanjë ka shkatërruar një bandë që ajo thotë se drejtonte tri fabrika ilegale të duhanit ku refugjatët ukrainas punonin në kushte të këqija.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, operacionet u realizuan në tri rajone të Spanjës dhe 27 persona janë arrestuar.
Banda dyshohet se kishte kontrabanduar sasi të mëdha duhani të kthyer në cigare të falsifikuara.
Fabrikat mund të prodhonin më shumë se gjysmë milioni paketa cigaresh në ditë, të cilat shiteshin në të gjithë Spanjën dhe jashtë saj.
Policia tha se ukrainasit, të cilët kishin ikur nga pushtimi rus, jetonin “të ngjeshur” në strehimore brenda fabrikave.
Ata punonin me orë të tëra dhe nuk dilnin nga aty, për të shmangur zbulimin, pasi disa kishin hyrë ilegalisht në vend.
Ndërkohë, bosët e organizatës që gëzonin një “jetë luksi”, dyshohet se pastronin para për operacionin e tyre të kontrabandës së duhanit.
Autoritetet konfiskuan produkte duhani me vlerë 37.5 milionë euro (41 milionë dollarë), automjete luksoze, bizhuteri dhe sasi të mëdha parash gjatë bastisjes së tyre.
Gjatë operacionit janë kontrolluar më shumë se 20 shtëpi, ndërtesa industriale dhe dyqane.
Fabrika e parë klandestine u gjet në një kasolle pulash pranë Seviljes në jug në fund të vitit 2021 – duke i bërë autoritetet të realizojnë dy operacione të tjera, në rajonin lindor të Valencias dhe La Rioja në veri.
Policia tha se banda po diversifikonte gjithashtu prodhimin duke zhvilluar plantacione të mëdha marihuanë.
Sipas Kombeve të Bashkuara, ka rreth tetë milionë refugjatë ukrainas janë regjistruar në të gjithë Evropën, të cilët u larguan që nga fillimi i agresionit rus në shkurt të vitit 2022. Më shumë se 160,000 janë regjistruar në Spanjë.
Në nëntor, ligjvënësit në Parlamentin Evropian raportuan se shfrytëzimi për punë i ukrainasve ishte në rritje, duke thënë se urgjenca e situatës së tyre dhe barrierat gjuhësore ndonjëherë i detyronin refugjatët të merrnin punë joformale dhe të papaguara mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?
Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak