LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Filip Gligorov përforcimi i radhës për Ferizajn

Zyrtare: Filip Gligorov përforcimi i radhës për Ferizajn

Ferizaj ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar dimëror.

Skuadra e fundit në renditjen tabelare është përforcuar në repartin defensivë, ku ka marrë shërbimet e mbrojtësit të djathtë Filip Gligorov.


Anësori më parë ka luajtur edhe për Partizanin, Kukësin e Vllazninë në Shqipëri, derisa ka bërë karrierë edhe te Shkupi, Sileks e Rabotnick.

Pas nënshkrimit të kontratës dhe prezantimit me fanellën e klubit, Gligorov është shprehur shumë i lumtur që do ti mbrojë ngjyrat e Ferizajt.

“Kjo është hera e parë për mua që do të luajë në Kosovë, sigurisht se në të kaluarën kam pasur oferta, por asnjëra nuk më ka bindur”.

“Oferta e klubit të Ferizajt ka qenë ndryshe nga të tjerët sepse bëhet fjalë për një projekt shumë konkret dhe profesional. Për ne lojtarët është e rëndësishme që të na krijohen kushtet për të dhënë më të miren nga vetja. Dhe klubi i Ferizajt i përmbush të gjitha nevojat”.

“Jam shumë i motivuar dhe menxi e pres fillimin e garave. Nga ajo se çka kam dëgjuar bëhet fjalë për një klub me lojtarë të talentuar, e që sigurisht se edhe me ndihmën e fatit ne do të arrijmë objektivat tona”, ka thënë Gligorov për faqen e klubit. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori