Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka thënë se situata aktuale në veri të Kosovës është e brishtë, duke shtuar se kjo është si pasojë e luftës hibride ruse.
Musliu, në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, tha se situatës në veri i parapriu impelementimi i vendimit të Qeverisë për targat.
“Çështja e targave ka qenë pretekst për të braktisur institucionet e Kosovës nga ana e zyrtarëve serbë. Ky presion që i bëhet Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare i shërben Vuçiqit, sepse është mjeshtër në blerje të kohës për devijim të procesit të negociatave”, tha Musliu.
Ai theksoi se kjo po ndodh për blerje të kohës, devijim të procesit të negociatave dhe për të përfituar në tavolinën e bisedimeve për çështjen e Asociacionit.
Pavarësisht kësaj, Musliu shtoi se deri më tani nuk është se ka pasur indikacione se po përgatitet ndonjë plan nga bandat kriminale në veri për eskalim të situatës.
“Deri tani kur po flasim nuk kemi asnjë indikacion se është duke u përgatitur ndonjë gjë nga ato që quajmë bandat kriminale në veri për të prishur rendin dhe qetësinë ligjore dhe kushtetuese në Republikën e Kosovës. Përderisa flitet për siguri, atëherë sigurisht që duhet t’i marrim parasysh të gjithë parametrat, faktorët dhe akterët të cilët ndikojnë në këtë aspekt. Duhet të analizojmë situatën gjeopolitike dhe gjeostrategjike edhe në Ballkan dhe më gjerë”, ka thënë Musliu.
Ai theksoi se lufta në Ukrainë ka impakt në tërë botën dhe po ashtu edhe në Ballkan, derisa shtoi se Serbia “është patericë e Rusisë dhe influencës së saj në Ballkan”.
“Serbia është patericë e Rusisë dhe influencës së saj në Ballkan përmes kishës ortodokse, bizneseve, luftës hibride, nëpërmjet bandave kriminale, përmes politikanëve të korruptuar etj. Në Ballkan shtrihet lufta hibride ruse në mënyrë permanente në më shumë se një dekadë në mënyrë efektive. Jemi dëshmitarë të asaj që quhet influenca ruse në Serbi dhe krahas kësaj, mund të konstatojmë që në Beograd sot krahas gjuhës serbe flitet edhe gjuha ruse…”, ka thënë Musliu.
Duke komentuar luftën Ukrainë-Rusi, Musliu tha se shteti rus qysh nga fillimi ka qenë e vetëdijshme që nuk mund të luftoj në mënyrë klasike me NATO-n apo SHBA-të me të cilin e ka tërë këtë “mesele” sepse dëshiron që të shtyjë kufijtë e NATO-s që janë në Ballkan, përmes Serbisë.
“Lufta hibride e Rusisë ndikon në situatën e sigurisë në Ballkan, dhe kjo bënë që situata në Kosovë është më e brishtë”, tha ai.
Njohësi i sigurisë më tej theksoi se bandat kriminale në veri kontrollohen nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se të njëjtat punojnë për të.
“Duke marrë parasysh influencën e Rusisë te presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili i kontrollon këto bandat kriminale në veri, e të cilët janë në listë të zezë të SHBA-ve, janë të targetuar si kriminel dhe si të tillë i kontrollojnë të gjitha bandat kriminale që janë më shumë se një që bëjnë biznese të pista e që përfitojnë për partinë e Vuçiqit. Veselenoviq dhe Radoiçiq i cili akuzohet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, janë udhëheqësit e bandave kriminale të cilët punojnë për presidentin e serb jo vetëm në Kosovë por edhe në Serbi. Ata punojnë së bashku me Vuçiqin për çështjen e Kosovës”, tha Musliu.
Ai theksoi se dihen të gjitha detajet rreth aktivitetit të këtyre bandave kriminale e po ashtu edhe identiteti i shumë prej tyre. Në këtë intervistë Musliu ka folur edhe për luftën hibride dhe dezinformatat që vijnë nga mediat në Serbi dhe Rusi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe