LAJMI I FUNDIT:

Greva në arsim – Nagavci, Murati dhe Jasharaj takohen sot në Komisionin për Arsim

Greva në arsim – Nagavci, Murati dhe Jasharaj takohen sot në Komisionin për Arsim
Foto: Arkiv

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport sot do të mblidhet për të diskutuar për grevën në arsim.

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë ministrja e MASHT-it, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Hekuran Murati si dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ndërkaq, kjo pritet të zhvillohet duke filluar nga ora 11:00.


Kuvendi i Kosovës edhe sot vazhdon seancën me pikat e papërfunduara nga të kaluarat.

Në rend dite është votimi i Rezolutës nga debati parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, etj.

Ndryshe, greva në arsim ka hyrë në javën e tretë dhe ende asnjë marrëveshje mes Sindikatave të Bashkuara të Arsimit (SBASHK) dhe Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/