Kohët e fundit ajo foli për marrëdhënien e saj të trazuar me burrin e saj duke e treguar përmes teksteve të këngëve të albumit të ri “Renaissance”.
Megjithatë, Beyonce dëshmoi se gjithçka është mirë, pasi ajo u pa duke me burrin e saj Jay-Z të mërkurën, ndërsa ishte në një jaht luksoz në Kroaci gjatë pushimit të tyre romantik.
Këngëtarja 40-vjeçare dukej sensacionale teksa veshi një fustan me pelerinë të verdhë me thekse rozë në të, shkruan DailyMail.
Nëna e tre fëmijëve i kishte mbështjellë flokët e saj në topuz, ndërsa për aksesorë kishte zgjedhur një palë vathë floriri dhe një palë syze dielli me përmasa të mëdha.
Beyonce dukej në humor të mrekullueshëm teksa relaksohej me një pije në mega jahtin luksoz pas një jave të zënë duke promovuar albumin e saj të fundit.
Çifti po i shijojnë pushimet e tyre të verës në jahtin me gjerësi prej 96.55 metrash, të quajtur “Faith” – i cili aktualisht renditet në vendin e 59-të në listën e jahteve më të mëdhenj në botë.
Jahti mund të strehojë deri në 18 të ftuar në nëntë suita moderne, përveç një ekipi prej 32 vetash, ndërsa varka gjithashtu krenohet me një oxhak, një pishinë të madhe me fund xhami dhe një teatër shtëpie të brendshme.
Në varësi të sezonit, kostot javore të posedimit të tij variojnë nga 1.2 milion dollarë/euro deri në 1.5 milion dollarë/euro, pa përfshirë asnjë tarifë shtesë.
Këto pamje të dyshes vijnë pasi Beyonce la të kuptohet për skandalin e tradhtisë së bashkëshortit Jay-Z dhe përleshjen e tij famëkeqe me motrën e saj Solange në këngët e sinqerta në albumin e saj të ri “Renaissance”.
Këngëtarja publikoi albumin e saj të shtatë të shumëpritur me titullin “Renaissance” në fillim të këtij muaji.
Në një seri këngësh, nëna e tre fëmijëve iu referua lidhjes së saj 21-vjeçare me reperin Jay Z, teksa mendonte se “askush nuk është perfekt” dhe këmbënguli se “nuk kanë nevojë të jetë e pranuar nga bota”.
Beyonce foli fillimisht publikisht për pabesinë e burrit të saj në albumin e saj “Lemonade” të vitit 2016, duke iu referuar gruas tjetër tradhtare si “Becky me flokë të bukura”.
Një vit më pas, Jay-Z iu referua vetë skandalit, duke pretenduar se ai kishte ‘kaluar në modalitetin e mbijetesës’ kështu që duhej të ‘mbyllej emocionalisht’, gjë që rezultoi në tradhtinë e tij.
Duket se i referohet shqyrtimit të vazhdueshëm rreth marrëdhënies së saj, Beyonce këndon në këngën e titulluar “Plastic On The Sofa” të albumit të ri disa rreshta ku mes të tjerash thuhet: “Nuk kemi nevojë për pranimin e botës. Ata janë shumë të ashpër me mua, ata janë shumë të vështirë me ty, djalë”.
Ajo gjithashtu këndon: “Djalë, e di që nuk mund të mos jesh vetvetja rreth meje. Dhe e di që askush nuk është i përsosur, kështu që do të të lë të jesh, do të të lë të jesh”.
Këngëtarja gjithashtu duket e sigurt se Jay-Z nuk do të përsërisë mashtrimet dhe tradhtitë e tij, duke thënë: “Unë jam një nga një, unë jam numri një, unë jam e vetmja”.
Beyonce iu referua edhe skandalit të bashkëshortit të saj me motrën e saj Solange.
Në vitin 2014, Solange u xhirua duke sulmuar reperin Jay Z në një ashensor në Met Gala, ku Beyonce dhe Jay-Z më pas publikuan një deklaratë të përbashkët për media duke theksuar se ishte një “çështje private familjare”.
Ajo iu referua skandalit në këngën e re “Cozy”, duke kënduar: “Ajo është një zot, ajo është një hero, ajo mbijetoi, gjithçka që kaloi, e sigurt dhe ajo është vdekjeprurëse”.
“A mund t’ju sugjeroj të mos ziheni me motrën time, sepse ajo rehatohet. Rehat në lëkurën time, komode me atë që jam”, thuhet tutje në vargjet e këngës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit