LAJMI I FUNDIT:

Haxholli nga KDI: Me aplikim në KiE, Kosova nuk e ka shkelur marrëveshjen e Washingtonit të vitit 2020

Haxholli nga KDI: Me aplikim në KiE, Kosova nuk e ka shkelur marrëveshjen e Washingtonit të vitit 2020

Pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE) i menjëhershëm ishte reagimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, i cili tha se pala kosovare “ka prishur” marrëveshjen e Washingtonit, e i  cili pretendim hidhet poshtë nga njohësit e politikës në vend. 

Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, nuk është shkelë marrëveshja e Washingtonit e vitit 2020.


Vuçiq reagon 'pesë minuta pas lajmit' se Kosova ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Lexo po ashtu Vuçiq reagon 'pesë minuta pas lajmit' se Kosova ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Haxholli përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pika e kësaj marrëveshje në të cilën Kosova është zotuar që të mos aplikojë 1 vit në organizata ndërkombëtare, ka skaduar më 4 shtator 2021.

Violeta Haxholli nga KDI

“Me aplikim në Këshillin e Evropës, Kosova nuk e shkelë Marrëveshjen e Washingtonit të vitit 2020. Pika e kësaj marrëveshje në të cilën Kosova është zotuar që të mos aplikojë 1 vit në organizata ndërkombëtare, ka skaduar më 4 shtator 2021”, ka shkruar Haxholli në Facebook.

Donika Gërvalla dorëzon zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Lexo po ashtu Donika Gërvalla dorëzon zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka dorëzuar në Këshillin e Evropës, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë institucion.

Ndryshe më 4 shtator 2020, ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën praninë e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump patën nënshkruar zotimet që njihen si Marrëveshja e Washingtonit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori