LAJMI I FUNDIT:

Opozita bojkoton mbledhjen e Kryesisë, të enjten seanca e re plenare e Kuvendit

Opozita bojkoton mbledhjen e Kryesisë, të enjten seanca e re plenare e Kuvendit

Mimoza Kusari Lila, ka kërkuar që shqyrtimi i kërkesës së 41 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje(LVV) për Themelimin e Komisionit Hetimor për Energjinë të shqyrtohet në një seancë tjetër.

Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në të cilën munguan deputetët e opozitës, ka thënë se shpreson që të kenë dakordim me deputetët e opozitës pasi arsyeja e bojkotit është pikërisht kërkesa për këtë komision.


Ajo po ashtu tregoi se seanca e re plenare do të mbahet të enjten, më 5 maj në orën 10:00.

“Seanca e re plenare do të mbahet ditën e enjte të javës që vjen në orën 10:00. Në agjendën e seancës do të kemi gjithashtu votimin e dy kandidatë për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, shqyrtimin e dytë të projektligjit për mbrojtjen e konkurrencës, debat parlamentar për punën e qeverisë, etj. Gjithashtu në mbledhje u shqyrtua dhe kërkesa me nënshkrimin e 41 deputetëve të LVV për Themelimin e Komisionit Hetimor për Energjinë. Kërkova që të shtyhet shqyrtimi i saj për një seancë tjetër, në të cilën shpresoj që të kemi dakordim me partitë e opozitës, për të cilën është tema që ka bërë që opozita mos të jetë prezent në mbledhjen e komisionit”, ka thënë Kusari – Lila. /Telegrafi/ 

 

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori