Ministri Latifi dhe ambasadorja izraelite bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, është takuar sot me Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, zonjën Tamar Ziv, me të cilën biseduan për bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.
Ministri Latifi tha se është i nderuar për vizitën e Ambasadores, e para e këtij niveli në Kosovë, posaçërisht duke e pasur parasysh se Izraeli ka një sistem shëndetësor tejet të zhvilluar prej të cilit mund të mësohet shumë.
Me këtë rast, ministri Latifi përmendi shtatë shtyllat e programit të tij për transformimin e shëndetësisë së Kosovës, duke potencuar se shëndetësia është prioritet për Qeverinë e Kosovës.
Ai e vuri në pah edhe nevojën për krijimin e Qendrave të Ekselencës dhe në këtë pikë edhe Qendrën e Traumës e cila është shumë e domosdoshme për sistemin shëndetësor të Kosovës.
“Bashkëpunimi në këtë pikë është shumë i dobishëm pasi që Izraeli këtë Qendër e ka më të avancuarën në botë”, ka thënë Latifi, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në vazhdim, Ministri Latifi dhe Ambasadorja Ziv u pajtuan se një nga fushat e tjera potenciale të bashkëpunimit është edhe rreth digjitalizimit të sistemit shëndetësor kosovar.
Në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë e trajnimit të stafit shëndetësor kosovar nga ekspertët shëndetësor të Izraelit, në ato profile ku mungon ekspertiza brenda sistemit tonë.
Ndërkaq, Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, tha se shteti i saj është i gatshëm për të bashkëpunuar dhe ndihmuar Kosovën në mënyra të ndryshme për përmirësimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe avancimit të fushave specifike, dhe për këtë qëllim ajo njoftoi se tashmë ka filluar përgatitjet për organizimin e vizitës së ministrit Latifi në Izrael gjatë këtij viti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë