LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet për takimin me kancelarin Nehammer: Austria ishte rreze shprese për ne gjatë okupimit dhe aparteidit

Kurti flet për takimin me kancelarin Nehammer: Austria ishte rreze shprese për ne gjatë okupimit dhe aparteidit

Të premten për vizitë në vendin tonë ishte kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ndërsa ai u prit me ceremoni shtetërore. Kancelarin austriak e priti presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe më pas kryeministri Albin Kurti.

E sot, në një postim në Facebook, kryeministri Kurti ka folur për vizitën me kancelarin austriak.

Kurti shkruan se shteti austriak ishte rreze shprese për qytetarët e Kosovës gjatë okupimit dhe aparteidit.


Me kryeministrin e Austrisë, Kurti ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike pas luftës në Ukrainë.

Kancelari austriak: Kosova nuk është vetëm, nëse kërcënohet do të reagohet shpejt
Lexo po ashtu Kancelari austriak: Kosova nuk është vetëm, nëse kërcënohet do të reagohet shpejt

Lexoni të plotë postimin e Kurtit:

“Isha i nderuar ta mirëpres në kryeministri, Kancelarin Federal të Republikës së Austrisë, Karl Nehammer.

E falënderova kancelarin Nehammer për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë dhe ndihmën e dhënë para dhe gjatë luftës në Kosovë. Austria ishte rreze shprese për ne gjatë okupimit dhe apartheidit.

E para ua hapi dyert nxënësve dhe studentëve shqiptarë të Kosovës, të cilëve u mohohej e drejta e studimit në objektet legjitime arsimore. Ishte edhe ndër shtetet e para që e njohu pavarësinë, e që nga atëherë investimet e Austrisë në Kosovë kapin vlerën prej 287 milionë euro.

E njoftova kancelarin për punën e Qeverisë sonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe për ndikimet pozitive që reformat kanë pasur e vazhdojnë të kenë në performancën e ekonomisë së Kosovës.

Kurti: Putini po e përmend një herë në javë Kosovën, Ballkani Perëndimor i rrezikuar
Lexo po ashtu Kurti: Putini po e përmend një herë në javë Kosovën, Ballkani Perëndimor i rrezikuar

Potencova rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe përshpejtimit të agjendës së integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Biseduam për situatën e re politike të krijuar pas agresionit dhe invazionit rus në Ukrainë dhe nevojën për ruajtjen e paqes e stabilitetit afatgjatë në vendet e Ballkanit Perëndimor.  

Vizita e djeshme dhe takimet miqësore rikonfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira mes dy vendeve tona.

Dy popuj, me kulturë të vjetër e me të përbashkëta historike zhvilluan marrëdhëniet përgjatë shekujve dhe do t’i zhvillojnë edhe më tej falë interesave të përbashkëta.

Kryeqyteti austriak ishte qendër ku lanë gjurmë shumë figura arti e shkence që ishin me origjinë shqiptare apo të tjerë që u morën me historinë, kulturën e gjuhësinë shqiptare.

Studiues e intelektualë që vepruan e formësuan aspiratat e dy popujve si: Johan Georg von Hahn, konsull i Austrisë në Janinë më 1847, themelues i Albanologjisë; Carl Patsch, ilirolog dhe udhëheqës i themelimit të Muzeut Kombëtar të Shqipërisë; Maximilian Lambertz, studiues me kontribut të madh në albanologji dhe folklorin shqiptar; albanologët e mirënjohur Hermann Ölberg, Gustav Meyer dhe Norbert Jokl. Gjuhëtari i madh shqiptar, Eqrem Çabej ishte student i Norbert Joklit.

Gjergj Pekmezi themeloi Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Vjenës, që mban edhe emrin e tij. Ai dhe shkrimtari ynë Hilë Mosi ishin themeluesit e Shoqatës “Dija”, në Austri, më 1904.

Po në Vjenë, saktësisht në Muzeun e Historisë së Artit, ruhen armët origjinale të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Personalitetet austriake me origjinë shqiptare, arkitekti i famshëm Karl Gega dhe aktori i jashtëzakonshëm i teatrit Aleksandër Moisiu, janë vlerat tona të përbashkëta me të cilat krenohet bota e civilizuar.  

Interesimi dhe përkrahja e personaliteteve dhe diplomatëve austriakë për shqiptarët dhe përpjekjet e luftërat e tyre për çlirim e shtetndërtim nuk u ndalën asnjëherë. 

Aktivistja e të drejtave të njeriut, Christine von Cohl, gazetare, shkrimtare dhe eksperte e Ballkanit, e cila vepronte në Vjenë, ishte përkrahësja e pakursyer e të drejtës së shqiptarëve të Kosovës për liri e demokraci. Ajo mbahet mend veçanërisht për artikujt dhe librat e saj mbi shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990.

Shqiptarët do t’i kujtojnë me respekt kontributin dhe mbështetjen e miqve austriakë Franz Vranitzky, ish kancelar i Austrisë, Alois Mock, ish-zëvendëskancelar, Albert Rohan, ish ndërmjetësuesi në bisedimet për Kosovën dhe ish-zëvendës kancelari Erhard Busek, i cili vdiq para pak ditëve. Për humbjen e tij i shpreha dje ngushëllimet më të sinqerta kancelarit Nehammer. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori