LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e kryeprokurorit të shtetit, Kurti: Nuk zhvilloj takime me kandidatët për këtë pozitë

Zgjedhja e kryeprokurorit të shtetit, Kurti: Nuk zhvilloj takime me kandidatët për këtë pozitë
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të takojë kandidatët e mundshëm për kryeprokuror të shtetit, për të cilën pozitë është shpallur konkursi rreth një javë më parë.

Kurti ka deklaruar para medieve se është në vullnetin e atyre që duan dhe kanë të drejtë që të kandidojnë.

“Nuk zhvilloj bisedime me kandidatët që mund të jenë për kryeprokuror. Është në vullnetin dhe interesin e atyre që kanë të drejt të kryeprokurorë të ardhshëm që të kandidojnë e të fitojnë”, u shpreh Kurti sot para medieve.


Kryeprokuori i Shtetit pritet të zgjidhet para datën 21 prill 2022, kur edhe i përfundon mandati Aleksandër Lumezit i cili aktualisht e mbanë këtë pozitë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur një javë më parë takimin e 208-të me radhë, ndërkaq anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë marrë vendim në fillim të këtij takimi për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në njoftim thuhet se ky vendim është marrë duke u bazuar në Rregulloren nr. 06/2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, e cila përcakton që konkursi shpallet së paku 90 ditë para skadimit të mandatit të Kryeprokurorit aktual të Shtetit.

“KPK-ja ka themeluar edhe Panelin vlerësues për poentimin e kandidatëve që aplikojnë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Anëtarë të këtij paneli, përveç Kryesuesit të Këshillit, Jetish Maloku, që, sipas detyrës zyrtare, është anëtar dhe kryesues i panelit, përmes shortit u përzgjodhën edhe anëtarët e KPK-së, Ariana Shajkovci, Bedrije Syla-Alshiqi, Armend Zenelaj dhe Jovo Radoviq.

Shpallet konkursi për Kryeprokuror të Shtetit, Lumezit i skadon mandati në muajin prill
Lexo po ashtu Shpallet konkursi për Kryeprokuror të Shtetit, Lumezit i skadon mandati në muajin prill

Ndërsa, anëtarë të Komisionit për rishqyrtim të kundërshtimeve të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, pas tërheqjes së shortit, u përzgjodhën anëtarët e KPK-së, Veton Shabani, Ardian Hajdaraj dhe Agron Beka”, thuhet në njoftim.

Konkursi për Kryeprokuror të Shtetit është shpallur më 17 janar 2022 dhe do të jetë i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.

Gjithashtu, Këshilli ka themeluar katër panele hetimore për trajtimin e rasteve disiplinore ndaj një prokurori të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, një prokurori të Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe ndaj dy prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Në njoftim thuhet se në fund të takimit janë mbajtur dy seanca dëgjimore disiplinore për rastin e një prokurori në Prokurorinë Themelore të Ferizajt dhe një prokurori në Prokurorinë Themelore të  Prishtinës, kurse vendimet përkatëse do të bëhen publike siç parashihet me ligj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori