LAJMI I FUNDIT:

Po bënin selfie, rrufeja vret 11 persona në majë të një kulle vrojtimi në Indi

Po bënin selfie, rrufeja vret 11 persona në majë të një kulle vrojtimi në Indi

Një goditje rrufeje vrau të paktën 11 njerëz dhe plagosi shumë të tjerë në qytetin verior të Jaipur të dielën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, viktimat po bënin selfie nën shi në majë të një kulle vrojtimi të Shekullit të 12-të, një atraksion popullor turistik.


Rreth 27 njerëz ishin në kullë dhe murin e fortesës kur ndodhi incidenti – dhe disa prej tyre thuhet se u hodhën në tokë.

Ndryshe, vë në pah BBC, goditjet e rrufesë kanë vrarë mesatarisht 2,000 indianë që nga viti 2004.

Një oficer i lartë policie i tha medias se kulla ishte një vend i njohur në fortesë, duke shtuar se shumica e njerëzve midis të vdekurve ishin të rinj.

Sezoni i shirave në Indi, i cili sheh shira të mëdha, zakonisht zgjat nga qershori deri në shtator.

Departamenti Meteorologjik Indian (IMD) ka thënë se vdekjet nga goditjet e rrufesë janë dyfishuar në vend që nga vitet 1960 – një nga arsyet që ata përmendën ishte kriza e klimës.

Në vitin 2018, shteti jugor indian i Andhra Pradesh regjistroi 36,749 goditje rrufe në vetëm 13 orë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori