LAJMI I FUNDIT:

Martinez e vlerëson lartë Italinë: Është skuadra më e mirë në Evropian

Martinez e vlerëson lartë Italinë: Është skuadra më e mirë në Evropian

Belgjika ka arritur të kalojë në çerekfinale të Kampionatit Evropian, pas fitores ndaj Portugalisë me rezultat 1-0.

E në këtë fazë të garave, belgët do të takohen me Italinë, skuadër që ka katër fitore nga po aq ndeshje.


Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka vlerësuar lartë kundërshtarin e radhës, duke thënë se janë ekipi më i mirë në Euro 2020.

“Italia është ndoshta ekipi më i mirë i turneut. Ajo që ka bërë Mancini është një shembull se si ta bëjmë një ekip të rritet dhe mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur mes dy skuadrave të shkëlqyera”, deklaroi Martinez.

Tutje trajneri foli edhe për fitoren e skuadrës së tij ndaj Portugalisë.

“Ishim të përqendruar, duke u mbrojtur me të vërtetë mirë. Kontrolluam lojën, shënuam një gol të shkëlqyer dhe më pas, në pjesën e dytë, siç pritej, Portugalia kishte më shumë vrull. Duhej të demonstronim mentalitet të fortë. Gjithçka vërtitej rreth atyre aspekteve, të të qenit i disiplinuar taktikisht dhe shumë, shumë dinak”, tha Martinez.

Krejt në fund i pari i shtabit teknik të Belgjikës foli edhe për dyshen Eden Hazard dhe Kevin de Bruyne që u larguan të lënduar nga ndeshja me Portugalinë.

“De Bruyne pësoi një goditje të ashpër në kyçin e këmbës dhe mjekët ende nuk kanë përcaktuar diagnozën. Për Hazard është më shumë një problem muskulor. Kemi nevojë për 48 orë kohë për të vlerësuar shkallën e lëndimeve. Do të kthehemi në Belgjikë dhe do të kryejmë ekzaminimet e duhura”, përfundoi Martinez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Kalo në kategori