LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Mitrovicës tregojnë për gjendjen e të plagosurve në tregun e gjelbër

Në Spitalin e Mitrovicës tregojnë për gjendjen e të plagosurve në tregun e gjelbër

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore (njëri në regjionin e veshkës ndërsa tjetri në këmbë), pas të shtënave me armë zjarri nga një person sot rreth orës 11:00 në tregun e gjelbër në Mitrovicë.

Të plagosurit po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës, ku edhe kanë treguar për gjendjen e tyre shëndetësore.

Zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës janë sjellë tre pacientë në repartin e Emergjencës.


Sipas saj, njëri prej tyre i lindur në vitin 1993 është sjell pa shenja jete, ndërsa, dy të tjerët pasi kanë marrë trajtimin në Emergjencë janë pranuar në repartin e Urologjisë dhe të Ortopedisë.

“Rreth orës 11:22 janë sjell tre pacientë në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, në repartin e Emergjencës, ku njëri prej tyre i lindur në vitin 1993 është sjell pa shenja jete, ndërsa, 2 të tjerët pasi kanë marr trajtimin në Emergjencë janë pranuar në reparte. Njëri në repartin e urologjisë sepse plagën e lehtë në formë të gërvishtjeve i ka  në regjionin e veshkave ndërsa tjetri në Repartin e Ortopedisë, ku menjëherë kanë intervenuar në sallën operative për të hequr pjesën e mbetur të plumbit në këmbë”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe, sot një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri rreth orës 11:27 në Tregun e Gjelbër, në Mitrovicë.

Një i vrarë dhe dy të plagosur me armë zjarri në Mitrovicë
Lexo po ashtu Një i vrarë dhe dy të plagosur me armë zjarri në Mitrovicë

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësite policore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Zahiti tha se njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë.

“Njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin”, ka thënë ndër të tjera Zahiti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori