LAJMI I FUNDIT:

​MAShTI thirrje publike për nominim të anëtarëve të KShC-së

​MAShTI thirrje publike për nominim të anëtarëve të KShC-së

Ministrja e Arsimin, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se janë në proces të funksionalizimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Për këtë qëllim ajo ka bërë thirrje publike për nominim të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Përmes një njoftimi në Facebook, Nagavci ka thënë se ky është një ndër prioritetet e para pasi funksionalizimi sa më i shpejtë i KSHC-së është i domosdoshëm sa për sigurimin e cilësisë në Arsimin e Lartë, po aq edhe për përmbushjen e rekomandimeve të organizatave ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë si Rrjeti Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).


Ndërsa ka inkurajuar fuqishëm nominimin ose vetënominimin e atyre që i plotësojnë kushtet dhe janë të gatshëm të marrin përgjegjësi në këtë drejtim.

Ky është statusi i saj i plotë:

Thirrje publike për nominim të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim

MAShTI është në proces të funksionalizimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Ky është një ndër prioritetet tona të para pasi funksionalizimi sa më i shpejtë i KSHC-së është i domosdoshëm sa për sigurimin e cilësisë në Arsimin e Lartë po aq edhe për përmbushjen e rekomandimeve të organizatave ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë si Rrjeti Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Tashmë kemi shpallur thirrjen për të plotësuar katër vende të lira për anëtarët vendor të KSHC të AKA-së dhe jemi në konsultime me partnerët tanë për nominimin e anëtarëve ndërkombëtar.

Si ministre e arsimit do të respektoj në përpikëri legjislacionin në fuqi dhe kriteret ashtu që të kemi një proces meritor dhe transparent që do të na mundësoj të kemi këtë organ funksional dhe kredibil. Inkurajoj fuqishëm nominimin ose vetënominimin e atyre që i plotësojnë kushtet dhe janë të gatshëm të marrin përgjegjësi në këtë drejtim.

Në linkun më poshtë detajet e Thirrjes dhe Formularët e nevojshëm për plotësim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori