Kanë kaluar 70 vjet qëkur është shkrepur fotografia më e famshme të gjitha kohërave. Në qendër të ngjarjes: reporterët insistues dhe Ajnshtajni (Albert Einstein)/
Është 14 marsi i vitit 1951 dhe Ajnshtajni ka ditëlindjen. Mbush 72 vjet. Fizikani i famshëm, i cili ka lindur në Ulm të Gjermanisë, jeton prej shumë vitesh në ShBA dhe punon në “Institutin për Studime të Avancuara” në Prinston të Nju-Xhersit. Në qendrën kërkimore mbahet për nder të tij një ceremoni.
Kur ai ngrihet për të ikur, jashtë e presin paparacët. Duan të dëgjojnë nga profesori me famë botërore ndonjë shprehje mendjemprehtë për situatën politike në botë dhe të bëjnë foton perfekte të ditëlindjes. Ajnshtajni ndjehet i bezdisur dhe i lodhur nga të gjitha fjalimet festive; e urren gjithsesi zhurmën mediatike rreth personit të tij. Dëshiron të largohet që andej. Por, nuk mundet, sepse ndodhet ulur në ulësen e pasme të një limuzine, midis ish-drejtorit të institutit, Frank Aydelotte, dhe gruas së tij Marie. “Mjaft, mjafton…”, duhet t’u ketë thënë ai pandërprerë gazetarëve, por ata nuk e linin rehat: “Hej, profesor, ju lutem buzëqeshni për një foto ditëlindjeje”, thërret njëri prej gazetarëve.
Ajnshtajni, shpirt i lirë, jokonvencional, u nxjerr thjesht gjuhën përndjekësve të tij. Fotografi Arthur Sasse shkrep pikërisht në këtë moment aparatin dhe bën fotografinë e famshme në të gjithë botën.
Profesori i shpërqendruar, me flokë të shpupurishur dhe me veshje të lënë pas dore, që harron aq shpesh të mbathë çorapet, teorinë e relativitetit të të cilit pakkush e kupton deri më sot, u mitizua që në të gjallë të tij. Pamja ikonike e kësaj fotografie çasti i jep këtij truri gjenial statusin e një pop-ikone.
Por, nuk është fotografi Arthur Sasse që i jep fotografisë famë botërore, por vetë Ajnshtajni. Atij i pëlqen fotografia, porosit shumë printime të tjera dhe i pret ato në mënyrë të tillë që çifti Aydelottes të mos duket, por vetëm portreti i tij me gjuhën e nxjerrë jashtë. Ai ua dërgon atë gjithë kolegëve, miqve dhe të njohurve. “Gjuha e nxjerrë pasqyron pikëpamjet e mia politike”, duhet t’i ketë thënë ai mikeshës së tij të fundit, Johanna Fantova.
Ajnshtajni, që qe hebre, kishte ikur nga Gjermania naziste. E dinte se si ndjehesh kur shteti bën gjueti shtrigash ndaj një grupi të caktuar. Prandaj, nuk i pëlqente Lufta e Ftohtë dhe përndjekja e gjoja komunistëve e nxitur nga senatori John McCarthy, prej së cilës shumë politikanë, intelektualë dhe artistë akuzoheshin si “anti-amerikanë”.
“Sundimi i budallenjve është i pamundur të kapërcehet, sepse janë aq shumë dhe votat e tyre kanë po aq vlerë sa dhe tonat”, thoshte ai. I Ajshtajnit duhet të jetë edhe ky citat: “Dy gjëra janë të pafundme: universi dhe budallallëku njerëzor. Por, për universin nuk jam ende krejt i sigurt”.
Këtij budallallëku Ajnashtajni i konfrontohej me gjenialitet – dhe me gjuhën e nxjerrë jashtë. Sot këtë fotografi e gjen ende të riprodhuar miliona herë: në posterë dhe bluza, kartolina urimi, filxhanë dhe piktura. Profesori gjenial ka adhurues të shumtë edhe në mesin e brezit të sotëm. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje