LAJMI I FUNDIT:

Thirrja e qytetarit në karrocë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë: Kemi mbetur të mbyllur që një vit, nuk e kanë rregulluar ashensorin

Thirrja e qytetarit në karrocë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë: Kemi mbetur të mbyllur që një vit, nuk e kanë rregulluar ashensorin

Tash pesë muaj Garip Sylejmani nuk ka marr përgjigje nga institucionet e shtetit të Kosovës.

Ai ende vazhdon të shoh jashtë nga katet e larta në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, por nuk mundet të zbres edhe në tokë me karrocën e tij, shkaku që aty nuk punon ende ashensori.

Telegrafi kishte intervistuar atë në muajin tetor 2020 dhe zyrtarët nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kishin deklaruar se do të bëjnë një zgjidhje së shpejti por kjo ende nuk është rregulluar.


Pos Sylejmanit edhe banorët e tjerë të Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë, të cilët janë me karrocë tash e një kohë kanë mbetur të mbyllur për shkak se nuk ka një ashensor të duhur për ta, pra ashensori është i vogël për të hyrë më karrocën e tij.

Telegrafi raportoi për problemin me ashensor në Shtëpinë e të Moshuarve, kompania vendore shprehet e gatshme ta riparojë
Lexo po ashtu Telegrafi raportoi për problemin me ashensor në Shtëpinë e të Moshuarve, kompania vendore shprehet e gatshme ta riparojë

Përkundër premtimeve që kishte bërë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ashensori nuk është ndërtuar as pas pesë muajsh që Telegrafi ka raportuar për një problem të tillë.

Garip Sylejmani, banor në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, ka thënë për Telegrafin se ende nuk është ndërtuar ky ashensor, dhe se nuk po mund të dalin jashtë.

“Kemi mbetur të mbyllur që një vit, nuk e kanë rregullu ashensorin”, tha Sylejmani.

70 vjeçari thotë se është shumë i shqetësuar për shkak të këtij problemi dhe kërkon që të bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë.

Telegrafi ka telefonuar edhe Udhëheqësin e Departamentit të Politikave Sociale dhe familjare në Ministrin e Mirëqenies, Mentor Morina, i cili kishte premtuar që do të rregullohet ky ashensor, por që nuk është lajmëruar deri tani.

Morina kishte premtuar që ashensori do të rregullohet në nëntor të vitit 2020, ndërsa edhe pse kanë kaluar dy muaj të vitit 2021, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori