LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Haxhiu kërkon që bisedimet me Serbinë të kushtëzohen me fatin e të pagjeturve

Deputetja Haxhiu kërkon që bisedimet me Serbinë të kushtëzohen me fatin e të pagjeturve
Foto: Arkiv

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka kërkuar sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione Drejtat e Njeriut që bisedimet me Serbinë të kushtëzohen me fatin e të pagjeturve.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu theksoi se që 20 vite me radhë, dhjetëra rezoluta të miratuara në Kuvendin e Kosovës të cilat kërkojnë që të kushtëzohet vazhdimi i bisedimeve me Serbinë me fatin e të pagjeturve asnjëherë nuk janë respektuar.

Ndërkaq, gjatë raportimit në këtë Komision, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi para deputetëve deklaroi se çështja e të pagjeturve është çështje që duhet të përfshihet në marrëveshjen finale me Serbinë, për ta detyruar shtetin serb që të ballafaqohet me të kaluarën dhe t’i kthej gjithë trupat e pagjetur.


Ai tha se do të insistojnë që pas marrëveshjes finale në afat prej 18 muajsh Serbia të zbatojë marrëveshjen për të të pagjeturit.

“Prezenca e AAK-së në dialog është kushtëzuar me diskutimin e çështjeve që kanë mbetur të hapura me Serbinë dhe ne mendojmë që nuk ka marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve dhe ne si AAK nuk do të jemi pjesë e një marrëveshjeje ose dialogu që nuk i përfshin këto çështje”, ka deklaruar ndër të tjera Selimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori