Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti kanë inspektuar punimet që janë duke u bërë në ish-udhëkryqin e Janjevës, konkretisht në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, i cili u tha se do të përfundon së shpejti.
Me këtë rast, ministri Abrashi ka thënë se edhe pse ky projekt ishte bërë që moti, tani është në fazën e përfundimit.
“Sot pak a shumë janë fillimi i përfundimeve të punimeve në një udhëkryq shumë të rëndësishëm jo vetëm për Lipjanin dhe rrugën nacionale, por për tërë Kosovën. Fatkeqësisht ky udhëkryq ka qenë një pikë e zezë në të gjitha raportet, qoftë ministrisë tonë, qoftë policisë, një udhëkryq që ka marrë shumë jetë njerëzish për shkak të mungesës së kushteve dhe pas një projekti që është stërzgjatë fatkeqësisht, sot po fillon të merr formën përfundimtare, ndërtimi i rrethit i cili ka me lehtësuar qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë nacionale dhe gjithsesi edhe me Lipjanin. Prandaj sot po shohim shtresat fillestare dhe pas dy jave vendoset edhe shtresa e fundit dhe sinjalizimi në mënyrë që ky udhëkryq dhe ky rreth-rrotullim të merr formën përfundimtare që ndihmon edhe lehtësimin e trafikut dhe parandalon aksidentet e tmerrshme që kanë ndodhë në këtë pikë”, ka thënë Abrashi.
Ndërsa, Ahmeti ka thënë se ky projekt është një ndër më të mirëpriturit nga banorët e Lipjanit.
“Është një ndër pikat më të rrezikshme në nivel vendi ky udhëkryq, ka marrë shumë jeta njerëzish. Është një ndër projektet më të mirëpritura nga banorët e Lipjanit sepse e mundëson një frekuentim më të lirë, qarkullim me të sigurt të automjeteve që frekuentojnë këtë pjesë të rajonit të Lipjanit”, ka thënë Ahmeti.
Ky projekt ka kushtuar rreth 400 mijë euro. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A