LAJMI I FUNDIT:

Edhe Benjamin Netanyahu nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Edhe Benjamin Netanyahu nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Politikani italian, Paolo Grimoldi i partisë së ekstremit të djathtë të Lidhjes Veriore nominoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu për Çmimin Nobel për Paqe menjëherë pasi Izraeli nënshkroi një marrëveshje historike me fqinjët e saj të Gjirit – Bahrejn dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Netanyahu në minutën e fundit mori leje për të nënshkruar marrëveshjen me EBA-n dhe Bahrejnin
Lexo po ashtu Netanyahu në minutën e fundit mori leje për të nënshkruar marrëveshjen me EBA-n dhe Bahrejnin

Grimoldi nominoi Netanyahun për çmimin prestigjioz ndërkombëtar, duke përmendur arritjet e fundit diplomatike, njoftoi portali izraelit Ynet News, transmeton Telegrafi.


Ndër arritjet, ai përmendi nënshkrimin e djeshëm të marrëveshjes Abraham në Shtëpinë e Bardhë.

Javën e kaluar, politikani norvegjez Christian Tybring njoftoi se kishte nominuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes.

Tybring është deputet norvegjez që kundërshton migrantët dhe beson se presidenti amerikan duhet të fitojë çmimin Nobel për “punën rreth arritjes së një marrëveshje paqësore midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, e cila hap rrugën për paqe të mundshme në Lindjen e Mesme”.

SHBA-të, Kosova dhe Serbia nominohen për Çmimin Nobel për Paqe
Lexo po ashtu SHBA-të, Kosova dhe Serbia nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

Përveç kësaj, deputeti suedez Magnus Jacobsson nominoi qeverinë e SHBA-ve, Kosovës dhe Serbisë për çmimin Nobel për Paqe.

Ai ishte i inkurajuar ta bënte këtë nga marrëveshja e Uashingtonit midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, të cilën e konsideron se një hap përpara në arritjen e një marrëveshje paqeje midis të dy palëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori