LAJMI I FUNDIT:

Roma dhe Juventus pritet të bëjnë disa shkëmbime interesante gjatë verës

Roma dhe Juventus pritet të bëjnë disa shkëmbime interesante gjatë verës

Roma dhe Juventus janë duke biseduar për shkëmbimin e disa futbollistëve gjatë afatit kalimtar të verës.

Duke parë krizën që ka kapluar klubet nga pandemia Covid-19, skuadrat e mëdha synojnë që të përforcohen kryesisht duke shkëmbyer futbollistë mes vete.


Mediat italiane kanë raportuar se Roma dhe Juventus janë duke biseduar për shkëmbimin e disa prej tyreve.

Roma – Juventus. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Kampioni italian i pëlqen disa nga xhevahirët e Romës, ndërsa e njëjta gjë ndodh edhe me kryeqytetasit që pëlqejnë lojtarët e Zonjës së Vjetër.

Qëllimi kryesor i Juventusit është ta marrin talentin më të madh italian Nicolo Zaniolo, por për Romën ai mbetet i paprekur.

Gjithsesi Zonja e Vjetër pëlqen edhe lojtarët tjerë si Justin Kluivert, Cengiz Under, Alessandro Florenzi apo Bryan Cristante.

Në anën tjetër Juventusi pritet t’i ofrojë në tavolinë lojtarët si Cristian Romero, Daniele Rugani, Rolando Mandragora dhe Federico Bernardeschi.

Gjithnjë sipas medieve italiane drejtuesit e dy skuadrave po mendojnë për një shkëmbim që përfshinë disa futbollistë dhe që pritet ta bëjnë shumë interesant marrëveshjen mes dy skuadrave të mëdha italiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori