LAJMI I FUNDIT:

Bedri Elezi thotë se policia veproi në mënyrë joprofesionale në Zhur të Prizrenit

Bedri Elezi thotë se policia veproi në mënyrë joprofesionale në Zhur të Prizrenit

Drejtori për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, ka komentuar rastin e vrasjes së policit, Sami Thaçi, përderisa ishte në krye të detyrës në fshatin Zhur të Prizrenit.

Elezi ngriti dyshime për profesionalizmin e treguar nga zyrtarët policorë në rastin e lartcekur.

“Për ne ka qenë një rast shumë interesant ngase është vepruar në mënyrë jo profesionale. Ka shumë gjëra rreth këtij rasti që janë si në mjegull. Nëse kemi raportim nga familja se ka pasur dhunë dhe ka mundësi që në katin e dyte të ketë edhe mjete apo armë për çfarë është raportuar, atëherë pse nuk është evakuuar familja ? Si kanë vepruar policët që nuk i përkasin njësisë përkatëse? Nuk ka pasur nevojë të veprohet nga policët jokompetent ose joprofesional në aspektin e sigurisë, duke pas parasysh rrezikun të cilin mund ta shkaktojnë mjetet për të cilët ishte raportuar”, tha Elezi në një intervistë në Sytë 7.


Sipas tij, nuk është respektuar puna profesionale e zyrtarëve policorë.

“Thjesht, çfarë ka kërkuar një polic i antidrogës në një vend ku është raportuar nga familja se mund të ketë mjete shpërthyese, armë apo diçka të ngjashme. Cila është detyra e tij? Nëse bazohemi në parimet dhe procedurat e Policisë së Kosovës kemi tejkalim të kompetencave. Duhet të ketë hetim të mirëfilltë dhe duhet të vihen para përgjegjësi eventualisht, ata që i kanë lejuar këto lëshime. Qoftë në aspektin profesional, qoftë në aspekte tjera”, tha Elezi.

Ai tha se tha se informacionet që ka dhënë drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, lidhur me ketë ngjarje, ishin shumë konfuze.

Sipas Elezit, jotransparenca nuk i ndihmon sigurisë në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori