Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet sot me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, për të diskutuar mundësitë për bashkëqeverisje.
Ky takim është i nivelit udhëheqës të të dy partive, pasi që takimet e grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së për harmonizimin e programit qeverisës, kanë përfunduar javët e kaluara.
Në bazë të asaj që u tha nga përfaqësuesit e partive pas atyre takimeve, ajo që ka mbetur pa u diskutuar është ndarja e ministrive dhe posteve, e që sipas tyre kjo gjë duhet të bëhet në një takim nga niveli i udhëheqjes së partive.
E, pas këtij takimi mund të pritet që java e ardhshme të jetë përfundimtare për nënshkrimin e marrëveshjes për koalicion mes këtyre dy partive.
Jetmir Bakija nga ‘Demokraci Plus’, ka thënë për Telegrafin se është koha që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ta nënshkruajnë këtë marrëveshje dhe mos ta zgjasin më.
“Javën e ardhshme përfundon procesi i rinumërimit dhe pritet që konstituohet Kuvendi i Kosovës. Pra dy partitë që janë shprehur për koalicion qeverisës, LVV dhe LDK, do duhej të përfundojnë dhe nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion. Nuk ka arsye të zgjatë marrëveshja për caktimin e ministrive pasi tashmë partitë janë pajtuar në program qeverisës”, ka thënë ai.
Sipas tij, pas konstituimit të Kuvendit i hapet rrugë propozimit për kryeministër nga Presidenti.
“Pas konstituimit të Kuvendit, Presidenti Kosovës pritet ta thirr Kurti për takim që t’ia propozoj për Kryeministër tek Kuvendi i Kosovës, ashtu siç është praktikë kushtetuese, dhe kandidati për kryeministër i ka vetëm 15 ditë në dispozicion për të paraqitur kabinetin qeveritar para Kuvendit”, ka thënë ai.
Mirëpo, njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, në një deklaratë dhënë Telegrafit, ka thënë se takimi mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës paraqet vazhdimësinë e procesit të negociatave mbi programin për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Temë diskutimi mes Kurtit dhe Mustafës pritet të jenë pikat e fundit rreth programit të ardhshëm qeveritar që nuk janë diskutuar nga grupet punuese apo ku nuk është arritur pajtim. Kjo qasje e LVV-së dhe LDK-së paraqet risi për mënyrën se si dy parti politike pas zgjedhjeve së pari realizojnë negociata mbi programin dhe pastaj përbërjen e qeverisë. Në të kaluarën, qasja e partive ka qenë e kundërt, kur partitë së pari janë marrë vesh për ndarjen e pushtetit dhe shumë pak rëndësi i është dhënë programit qeveritar. Për pasojë, kemi pasur më tepër tendencë për kolonizim të institucioneve publike me militantë partiak sesa zbatim koherent të politikave nga qeveria”, ka thënë ai duke shtuar se është pak i mundshëm nënshkrimi i marrëveshjes pa u certifikuar rezultatet e zgjedhjeve.
“Për derisa nuk ka certifikim të rezultatit zgjedhor, është pak e mundshme që të ketë nënshkrim të marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së. Këtij momenti do t’i paraprijë edhe diskutimi mbi ndarjen e përgjegjësive institucionale mes tyre që do të merr kohë. Megjithatë,nga momenti i certifikimit të rezultatit zgjedhor aktivizohen afatet kushtetuese dhe ligjore për konstituimin e Kuvendit të ri dhe Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës nuk besoj që do t’i hyjnë këtij procesi para se të kenë marrëveshje të nënshkruar për bashkëqeverisje”, është shprehur ai.
Ndër të tjera Vela ka përmendur edhe formimin e qeverisë, duke thënë se mund të zvarritet nga Presidenti i vendit ashtu siç ka ndodhur sipas tij në vitin 2017 në Maqedoni.
“Neni 84 dhe neni 95 i Kushtetutës i japin të drejtën ekskluzive Presidentit që të caktoj dhe propozoj Kuvendit mandatarin për qeverinë e ardhshme në konsultim me partinë politike që ka fituar shumicën në Kuvend. Por, këto nene nuk ofrojnë afate konkrete se kur fillon Presidenti procesin e konsultimeve me partitë politike, sa mund të zgjasin ato konsultime dhe deri kur ka kohë që të njoftoj Kuvendin mbi mandatarin e propozuar për kryeministër. Andaj, Presidenti mund të shtyj formimin e qeverisë së re në frymën e këtyre neneve të Kushtetues dhe LVV e LDK nuk kanë ndonjë instrument ligjor e institucional me të cilin do të mund t’i kundërviheshin një mosveprimi të tillë të Presidentit. Për më tepër, duke qenë se Presidenti sipas nenit 4 të Kushtetues është garantues i funksionimit demokratik të institucioneve, ai ka diskrecionin të bëj interpretimin nëse një kandidat për kryeministër cenon këtë parim, dhe mbi këtë bazë të refuzoj të nominoj kandidatin specifik të propozuar nga partia që ka fituar zgjedhjet. Hipotetikisht, mund të gjendemi në një situatë ku Presidenti përcakton se kush është kandidati për Kryeministër dhe jo partia fituese e zgjedhjeve. Nëse kjo ndodh, Kosova mund të futet në një krizë të re politike në një kohë mjaft delikate kur pritet realizimi i reformave të brendshme politike dhe përcaktimit të kornizës negociatore në raport me Serbinë”, ka shtuar ai.
Kujtojmë se takimi mes Mustafës e Kurtit pritet të mbahet në orën 15:00./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!