LAJMI I FUNDIT:

Zhvilluesit e kriptovalutës Ethereum në kërkim të një algoritmi të ri

Zhvilluesit e kriptovalutës Ethereum në kërkim të një algoritmi të ri

Zhvilluesit kryesorë të Ethereum kanë arritur një konsensus për të zbatuar një algoritëm të ri, i cili do të rrisë efikasitetin e gërmimit të kriptovalutave përmes kartave grafike. Zhvillimi i ri u diskutua në një takim ndërmjet zhvilluesve më 4 janar 2019.

Gjatë takimit, zhvilluesi Hudson Jameson, tha lidhur me ndryshimet e reja kishte hasur shumë pak kundërshti lidhur me zbatimin e algoritmit, i cili aktualisht është testuar vetëm në testnetin Gangnam [është një version i simuluar i rrjetit ku zhvilluesit mund të testojnë ndryshimi pa paguar tarifa për ekzekutimin e tyre].

Nga ana tjetër kartat grafike janë më pak të specializuara dhe kanë vështirësi të konkurrojnë me ASIC [është një harduer gërmimi për kriptovalutat, i cili përdor çipe specifike për t’i gërmuar ato me efikasitet të lartë bazuar në një algoritëm specifik]në rrjet.


Dy zhvillues nga ekipi ProPow treguan zhvillimet e tyre të fundit me algoritmin, i cili jo vetëm e bën pak më të vështirë për gërmuesit ASIC, por gjithashtu stabilizon hashrate [numri i vlerësuar i hasheve për sekondë].

Hulumtuesi i sigurisë Martin Holst Sëende, tha se ProPow është më rezistente jo vetëm ndaj ASIC por edhe disa akseleratorëve të veçantë të cilët mund të përdoren për kartat grafike.

Ai tha gjithashtu se algoritmi aktual i Ethereum ka probleme të cilat po adresohen dhe sa më parë të kalojë në ProgPow aq më mirë.

Takimi i zhvilluesve vjen pak ditë përpara përditësimin madhor “Constandinople” të Ethereum. /Telegrafi/