LAJMI I FUNDIT:

Mandzukic pritet të rinovojë me ngritje page me Juventusin

Mandzukic pritet të rinovojë me ngritje page me Juventusin
Mario Mandzukic (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Mario Mandzukic thuhet se do të nënshkruajë një kontratë të re me Juventusin pas Vitit të Ri.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, takimet do të zhvillohen ‘së shpejti’ mes drejtuesve dhe sulmuesit kroat.


Kështu, Mandzukic pritet të nënshkruajë rinovimin e kontratës në muajin janar apo më së largu në shkurt.

Juventusi i ofron njërin nga tri yje Unitedit në ofertën për Pogban  
Lexo po ashtu Juventusi i ofron njërin nga tri yje Unitedit në ofertën për Pogban  

Gazeta shpjegon se kroati po shqyrton një marrëveshje të përmirësuar, pasi momentalisht fiton 4.5 milionë euro në sezon.

Festa e Mandzukic te goli i parë në ndeshjen ndaj Parmas (Foto: Getty Images)

Ideja e Mandzukicit është të rinovojë kontratën, por me një pagë prej 7.5 milionë euro në sezon.

Mandzukic gjithashtu synon kontratë deri në verën e vitit 2022, kur ai do të jetë 35 vjeçar.

Agjenti Cvjetkovic: Mandzukic i dashuruar me Juventusin
Lexo po ashtu Agjenti Cvjetkovic: Mandzukic i dashuruar me Juventusin

Bardhezinjtë do të preferonin të kryenin një kontratë dyvjeçare, por negociatat megjithatë do të fillojnë në ‘një atmosferë shumë të lumtur dhe të relaksuar’.

Mandzukic ka shënuar 42 gola dhe ka ndihmuar me 21 asistime në 147 paraqitje për Juventus që kur ka ardhur nga Atletico Madridi në vitin 2015. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori