LAJMI I FUNDIT:

Udinese 1-0 Roma, nota e Behramit dhe të tjerëve

Udinese 1-0 Roma, nota e Behramit dhe të tjerëve
Valon Behrami gjatë një dueli me Patrik Schick (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images)

Udinese ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Romës në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.

Vendasit e Udineses i janë kthyer fitores në Serie A pas shtatë ndeshjeve, duke e mposhtur një kundërshtar të fortë si Roma.

Goli i vetëm në këtë fitore të klubin nga Dacia Arena u shënua në minutën e 54-të nga sulmuesi Rodrigo De Paul.


Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri vendas Juan Musso, i cili u vlerësua me notë 8.8, ndërsa nota më e ulët shkoi për Juan Jesus e Justin Kluivert, të cilët u notuan me 6.1.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Valon Behrami, i cili pati paraqitje të mirë duke qenë lojtari më i vlerësuar në mesfushë me notë 7.4. /Telegrafi/

Udinese:

Roma: