Rektori i UBT-së, Prof.dr Edmond Hajrizi ka marrë pjesë në konferencën “Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës”, i cili ka qenë pjesë e panelit të diskutimi për të folur për ndërlidhjen e aftësimin profesional, për certifikimin dhe inovacionin.
Në këtë konferencë rektori Hajrizi, ka treguar se institucioni ka krijuar kapacitete dhe infrastrukturë moderne ngjashëm me ato të shteteve evropiane, si dhe vlerësoi se UBT është model për sjellën e frymës teknologjike dhe trendëve të reja, si në në trajnime ashtu edhe në programe akademike.
“UBT ka krijuar një sistem gjithëpërfshirës arsimor i cili do të siguroj për të gjithë studentëve e Republikës së Kosovës qasje të barabartë në arsimim në të gjitha nivelet. Sistemi që ofron institucioni u mundëson shkathtësi për gjatë gjithë jetës, dije të avancuar e të integruar në shoqërinë evropiane. Këtë më së e tregojnë statistikat e fundit ku studentë e ish-studentë të UBT, mbi 90% e tyre, janë punësuar në tregun vendorë dhe ndërkombëtarë të punës ”, ka thënë Hajrizi.
Rektori Hajrizi theksoi se arsimi nuk përfundon me një diplomë, por që sipas tij, vazhdon gjatë gjithë jetës sidomos edhe me mbajtjen e trajnimeve profesionale. Ai shtoi se UBT ofron trajnime të akredituara në shumë profile.
“Cilësia është aspekti thelbësor jo diploma ose certifikata, andaj cilësia gjithnjë ka qenë prioritet në UBT, si dhe konsideroj që duhet të investohet në cilësi sepse edhe Kosova do të këtë rritje ekonomike. Megjithatë, përmes projekteve të përbashkëta, konkretisht trajnimeve ose seminareve, ne u kemi krijuar mundësi dhe kushte rinisë kosovare për tu zhvilluar dhe aftësuar në fushat e synuara nga vet ata. Kemi mbi 100 specializime që i ofrojmë në programe akademike, qendrën e trajnimeve, institutin e gjuhëve të huaja, qendrën e karrierës, laboratorë inovativ etj.”, potencoi rektori Hajrizi.
Në kuadër të kësaj konference është organizuar edhe panairi “Promovimi i mësimit gjatë gjithës jetës”, me ç’rast UBT do të informojë vizitorët përgjatë dy ditëve lidhur me shkollat profesionale dhe trajnimet që ofrohen nga institucioni.
Aktivitetet e Javës së të mësuarit gjatë gjithë jetës organizohen nga Instituti për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Shkollave të Larta Popullore Gjermane (DVV International), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, OJQ dhe organizata të tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'