LAJMI I FUNDIT:

Kane: Chiellini mbrojtës i madh, ndeshje e vështirë ndaj Juves

Kane: Chiellini mbrojtës i madh, ndeshje e vështirë ndaj Juves
Pamje nga dueli mes Chiellinit dhe Kane (Getty Images)

Harry Kane i Tottenham Hotspur e ka cilësuar Juventusin si kundërshtar të vështirë, ashtu sikurse edhe mbrojtësin e tyre Giorgio Chiellini.

Tottenhami janë mysafirë të Juventusit në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-tës së Ligës së Kampionëve dhe sulmuesi anglez, Kane, ka folur rreth kësaj ndeshje në konferencën për shtyp.

“Ai është një mbrojtës i mahnitshëm. Në ndeshjen time debutuese për Anglinë luajta ndaj tij dhe në pesë minutat e para ai bëri një goditje në mua dhe pastaj kisha këmbën e vdekur për 10 minuta”, ka thënë fillimisht Kane.

Pochettino: Juventusi klubi i madh, duhet ta meritojmë fitoren
Lexo po ashtu Pochettino: Juventusi klubi i madh, duhet ta meritojmë fitoren

“Ishte sikurse një mirëseardhje e mirë për futbollin ndërkombëtar!”

“Ne e dimë se sa e mirë është mbrojtja e tyre si tërësi dhe padyshim edhe portieri i tyre. Ata janë një ekip fantastik dhe unë jam duke shikuar përpara për sfidën”.

Chiellini dhe Kane gjatë duelit (Getty Images)

“Ata kanë mbajtur shumë ndeshje rrjetën e pastër, por kemi shënuar shumë gola në Ligën Premier kështu që duhet të jetë një provë e mirë”.

“Ne jemi me të vërtetë të ngazëllyer, kjo është një lojë e madhe. Ka lloje ndeshjesh që ne duam të përfshihem. Ne presim me padurim dhe shpresojmë se mund të bëjmë një performancë të mirë”.

Allegri: Nuk duhet të pranojmë gol, Higuain më i fortë se Kane
Lexo po ashtu Allegri: Nuk duhet të pranojmë gol, Higuain më i fortë se Kane

“Do të jetë e vështirë nesër mbrëma dhe shpresojmë të bëjmë punën mirë”.

“Në fund të ditës është 11 kundër 11 në fushën e futbollit. Ne kemi stilin tonë që duam të luajmë dhe kjo nuk ndryshon shumë. Ne do të luajmë në mënyrën se si duam të luajmë dhe përpiqemi të fitojmë ndeshjen”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona e gatshme ta shesë

Barcelona e gatshme ta shesë "përbindëshin" - ia cakton çmimin

La Liga
“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar

“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar

La Liga
U kritikua për golin e dytë të Italisë, reagon për herë të parë Hysaj

U kritikua për golin e dytë të Italisë, reagon për herë të parë Hysaj

Kombëtarja e Shqipërisë
Jose Mourinho e emëron superyllin e Real Madridit si lojtarin e ri më të mirë në botë

Jose Mourinho e emëron superyllin e Real Madridit si lojtarin e ri më të mirë në botë

La Liga
Transferimi “më i dobët” i Kloppit tek Liverpooli, mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë

Transferimi “më i dobët” i Kloppit tek Liverpooli, mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë

Premier League
Rekordi i tij u thye nga Nedim Bajrami, flet futbollisti rus Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

Rekordi i tij u thye nga Nedim Bajrami, flet futbollisti rus Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Kalo në kategori