Diplomati veteran amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, William Walker, është rikthyer në Kosovë, në 19 vjetorin e masakrës së Reçakut, masakër që botës ia shfaqi, pikërisht Walker, duke i thënë komunitetit ndërkombëtar se në Kosovë po kryhet gjenocid.
Walker për Info Magazine të Klan Kosovës ka pohuar se Reçaku ishte pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.
“Mendoj se sakrificat e bëra në Reçak nga njerëzit atje, ajo çfarë ju ka ndodhur atyre, thellësisht e ka ndryshuar çështjen e Kosovës, nga të qenurit një provincë e neglizhuar në atë që është sot; një shtet i pavarur”, pohoi Walker.
“Besoj sinqerisht, se incidenti i Reçakut, për arsye të ndryshme ka çuar në ndërhyrjen e NATO-s, lirinë dhe pavarësinë. Ka pasur faktorë të ndryshëm në atë që ka ndodhur, por pas disa viteve të informatave dhe dëshmisë që Sllobodan Millosheviq po trajtonte popullatën shqiptare në mënyrë barbare është mundësuar ndërhyrja e NATO-s”.
Walker ka treguar se komuniteti ndërkombëtar nuk ishin në një medie për ndërhyrjen në Kosovë, por ai pas ardhje në Kosovë dhe pasi kishte parë gjendjen e rëndë këtu kishte njoftuar komunitetin ndërkombëtar për krimin masiv që kryente ushtria serbe.
“Ndërkombëtarët nuk kanë qenë të unifikuar. Gjatë misionit tim kam pasur zëdhënës njëherë rus e njëherë francez, ata nuk janë pajtuar në atë që unë kam prezantuar. Nuk kam pasur përkrahje universale”.
“Më kanë thënë se nuk kam vepruar si diplomat, është dashur të jem më i kujdesshëm, por unë kam folur për atë që kam parë dhe e kam interpretuar ashtu siç ka qenë – krim kundër njerëzimit”, tha ai.
“Ka pasur diskutime në të dy anët ku është kërkuar të veprohet diçka, por ka pasur edhe zëra ku është kërkuar që të mos veprohet asgjë”.
“Masakra e Reçakut dhe ajo çfarë kam thënë aty ka çuar në takimet e Londrës, më vonë në Rambuje që si rezultat Milosheviqi nuk e ka nënshkruar Rambujen dhe më pas e kemi pasur edhe fushatën e NATO-s”, tha Walker në Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A