LAJMI I FUNDIT:

A e shijon bebja gjatë shtatzënisë ushqimin që ju e hani?

A e shijon bebja gjatë shtatzënisë ushqimin që ju e hani?

A i djeg goja kur hani feferona? A kënaqet kur hani akullore? Po kur e përtypni limonin çfarë shije ndien?

Dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Bebja shijet e ushqimit i ndjen edhe sa është brenda jush!


Edhe bebja e shijon ushqimin që ju e hani, sepse përbërësit e ushqimit kalojnë në lëngun amnial të cilin bebja fillon ta përpijë dhe “shijojë” duke filluar nga java 20 e shtatzënisë.

Duket çuditshëm, por edhe pse trakti tretës i organizmit tuaj është i ndarë nga trakti tretës i bebes, molekulat e ushqimit që ju i hani e gjejnë rrugën deri te lëngu amnial.

Keni kujdes se çfarë hani gjatë shtatzënisë, sepse në këtë mënyrë ndikoni në ushqimet që fëmija juaj do t’i pëlqejë pas lindjes.

Përpiquni që të hani një dietë të ekuilibruar me fruta e perime.

Në këtë mënyrë jo vetëm që do t’ia mundësoni vetes një jetë të shëndetshme, por e mësoni beben tuaj që t’i pëlqejë ushqimet e shëndetshme.

/Telegrafi/