LAJMI I FUNDIT:

Zhvishuni me vetëbesim dhe merrni gjërat nën kontroll!

Zhvishuni me vetëbesim dhe merrni gjërat nën kontroll!

Niveli i sigurisë ndaj pamjes vetjake, nga ekspozimi i trupit deri te praktikimi i pozave të reja, drejtpërdrejt ndikon në kënaqësinë seksuale…

Zbulimi i plotë – edhe pse zhveshja e rrobave para partnerit është testi sigurie, shumica e femrave (42% e tyre) thonë që zhveshjen e bëjnë me kënaqësi.


Një numër diç më i vogël i tyre pranojnë se si në ato momente “lakuriqësie të plotë” nuk ndihen rehat dhe që brengosen për atë se çka do të mendojnë partnerët e tyre, transmeton Telegrafi.

Hapi i parë – edhe pse femrat dëshirojnë të lënë mbresa të fuqishme të personit me vetëbesim dhe të fuqishëm, inicimi seksit është temë tabu.

Pyetjes se kush inicion seksin, më shumë se 60% i është përgjigjur se presin na partneri që të bëjë hapin e parë. Mirëpo, pothuajse gjysma e meshkujve fuqishëm dëshirojnë që femra të bëjë hapin e parë!

Në errësirën e dhomës së gjumit – shumica e femrave insiston që gjatë seksit të jetë drita e fikur, ndërkaq 30% ndihen më të sigurta kur në dhomë është errësirë e plotë.

Kënaqësia reciproke – ofrimi i kënaqësisë në seks është qëllimi më i rëndësishëm – njësoj edhe për femrat edhe për meshkujt. Tri të katërtat e femrave dhe të meshkujve thonë se si është shumë me rëndësi t’i mundësohet partnerit të përjetojë orgazmën.

Mendimi i ekspertit – faktor kyç për arritjen e kulmit seksual? Hiqeni njëherë e për gjithmonë nga koka! Derisa ju mendoni se në cilën pozë më mirë do të fshihni barkun, ai përqendrohet në kënaqësinë e çastit, gjë që shumica e femrave, fatkeqësisht, dështojnë.

Na besoni: partneri juaj fare nuk mendon se si do të dukeshit po të ishit disa kilogramë më pak peshë trupore, ai nuk bën regjistrimin e mungesave tuaja, atë e eksiton se si dukeni tani! Pos që, për shkak të mendimit obsesional mbi trupin, do të mbeteni të pakënaqura, partneri juaj shumë lehtë mund të krijojë përshtypjen se nuk jeni të interesuara për seks.

Përpiquni të harroni pasigurinë tuaj dhe përqendrohuni në atë që ju eksiton juve dhe partnerin tuaj. Meshkujt janë tipa vizualë dhe është krejt normale që t’ju vështrojnë, mirëpo, krahas kësaj, ata gjithsesi i eksiton femra e cila është e sigurt për pamjen e saj edhe kur është e zhveshur.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Kalo në kategori