LAJMI I FUNDIT:

Pas paraqitjes së AKSH-së, mblidhet Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri

Pas paraqitjes së AKSH-së, mblidhet Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri

Pas paraqitjes së AKSH-së, mblidhet Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri – Ekspertët: Nuk kanë qëllim të keq, por s’kemi nevojë për ta

Pas raportimit për paraqitjen e djeshme të Armatës Kombëtare Shqiptare në rajonin e Mitrovicës, pikërisht në 13 vjetorin e rënies së dy pjesëtarëve të tyre në Zveçan, kanë ardhur edhe reagimet e para nga institucionet e vendit.

Nuredin Ibishi, anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, ka thënë që ky komision do të mblidhet për të diskutuar për paraqitjen e djeshme të AKSH-së, por edhe se do t’i ftoj të raportojnë drejtuesit e organeve të sigurisë.


“Si Komision Mbikëqyrës për Çështje të Brendshme dhe të Sigurisë, është në përgjegjësinë tonë të shikojmë se çka po ndodh në këtë drejtim. Pra, kjo çështje është brenda autoritetit tonë si deputetë dhe njëkohësisht anëtar të Komisionit, të merremi me paraqitjen e tyre. Asnjë organizim tjetër përveç atij institucional, nuk mund të veprojë në Kosovë. Andaj ne do të ndërmarrim veprimet tona të nevojshme në këtë drejtim”, ka thënë Ibishi për Veriu.info, i cili është edhe njohës i çështjeve të sigurisë.

Deputeti i LDK-së ka bërë të ditur se Komisioni do t’i ftoj organet përgjegjëse të sigurisë të raportojnë, përfshirë edhe policinë dhe AKI-në, me qëllim që ata ta informojnë Komisionin se si qëndron puna pas paraqitjes së AKSH-së.

I pyetur se a duhet KFOR-i apo Policia e Kosovës të merret me këtë çështje, Ibishi ka thënë: “Organet vendore e kanë përgjegjësinë kryesore në aspektin e sigurisë dhe në asnjë mënyrë nuk guxojnë të tolerojnë organizata të tilla”.

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka thënë se çfarëdo paraqitje jashtë institucionale në drejtim të veriut, e dëmton Kosovën, pavarësisht vullnetit të mirë që mund ta kenë ata.

“Ne kemi problem me institucione, edhe pse na kanë njohur mbi 110 kombe duke respektuar tërë territorin e Kosovës. Andaj, fokusi jonë duhet të jetë kah institucionet dhe nga ta të kërkojmë përgjegjësi”, ka thënë Spahiu për Veriu.info.

Analisti nga Mitrovica mendon se Serbia përmes negociatave, po dëshiron të nxjerrë pazare të mira për çështjen e sovranitetit të Kosovës.

Në anën tjetër, eksperti për çështje të Sigurisë, Avni Islami, beson që ata nuk kanë qëllim të keq, por thotë se Kosova nuk ka nevojë për trupa militare, përveç atyre që janë në kuadër të institucioneve.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori