LAJMI I FUNDIT:

Prodhime të mobiljeve do të ekspozohen në Panairin e Shkupit

Prodhime të mobiljeve do të ekspozohen në Panairin e Shkupit

Shkupi do të jetë nikoqir i panairit ndërkombëtar për mobilje që do të mbahet nga 22 deri 27 mars, në Panairin e Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pritet që të marrin pjesë 400 kompani vendore dhe të jashtme, të cilat do të ofrojnë 10000 prodhime që do të ekspozohen në 11 holle të panairit.

Në Panair do të mund të gjenden edhe pajisje për shtëpi dhe objekte publike, repromateriale dhe maqina për industrinë e mobiljeve. Pritet që Panairi të vizitohet nga 50000 njerëz./Telegrafi/