Marrëdhënia seksuale është segment shumë i rëndësishëm në lidhje, i cili mund të ndikojë në jetën e partnerëve. Edhe pse të gjithë ëndërrojnë për një partner që do të plotësojë të gjitha nevojat, realitetit është pakëz më ndryshe. Nëse dëshironi ta dini se si është në krevat para se të hyni në dhomën e tij të gjumit, mundohuni të lexoni shenjat të cilat tregojnë se për çfarë dashnori bëhet fjalë.
Të folurit
Zëri dhe mënyra e të folurit mund të zbulojë se për çfarë mashkulli është fjala. Duke qenë se femrat janë ato të cilat në të shumtën e rasteve kanë dhuntinë e të folurit, mashkulli i cili flet shumë mund të lë përshtypje jo të mirë.
Bisedat të cilat zgjasin shumë tepër simbolizojnë pasiguri. Kur nuk di se si t’ju afrohet dhe si t’ju bëjë për vete, kjo mund të tregojë se as në krevat nuk do të dijë të bëjë punën si duhet.
Ndërkaq, mashkulli i cili paraqitet i matur dhe zgjedh fjalët për t’ju bërë të interesuar, jep shenja për partner të sigurt dhe të vendosur, i cili e di saktë se çfarë dëshiron në jetë, po ashtu edhe në krevat, transmeton Telegrafi.
Puthja
Puthja është një formë paraloje, prandaj ai që di se çfarë bën me puthje, zakonisht di ta bartë këtë veçori edhe në krevat. Puthja e famshme franceze është tregues i duhur i dominimit. Mashkulli i cili merr iniciativë dhe me lëvizjet e veta të buzëve dhe gjuhës udhëheq lojën, do të thotë se ai e di mirë si ta kënaqë një femër.
Nga ana tjetër, ai që pret nga ju që të bëni lëvizjen e parë dhe pastaj vetëm përcjell dëshirat tuaja, simbolizon një person akoma të papjekur për të realizuar kërkesat tuaja, ku përfshihet edhe paraloja, si një nga segmentet më të rëndësishme të seksit të mirë dhe pasionant.
Lëvizjet
Gjuha trupore gjithmonë ka qenë tregues i mirë i qëllimeve, por edhe karakterit të partnerit. Dalja nëpër klube të natës, mund të jetë vendi i duhur për të zbuluar se si është në krevat.
Nuk bëhet fjalë vetëm për lëvizjet në vallëzim, por edhe për mënyrën se si ju prek me ritmin e muzikës. Prekjet e buta, siç është përshkimi i lëkurës suaj ose flokëve me gishta, mund të nxisin po ashtu pasionin dhe të zbulojnë mashkullin i cili di si të eksitojë një femër.
Njëkohësisht, reagimet e pakëndshme dhe vallëzimi me lëvizje të pakontrolluara që jep pamjen sikur po shoqëroheni me vëllanë e vogël, e karakterizojnë mashkullin i cili ka mendim shumë të lartë për vetveten, ndërsa dikush që është i dashuruar në vete dhe në trupin e tij, padyshim se në momentet pasionante do të mundohet të kënaqë vetëm veten e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSeksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit