LAJMI I FUNDIT:

Për mësim më mirë të shkruhet me dorë se në tastierë

Për mësim më mirë të shkruhet me dorë se në tastierë

Fëmijët dhe studentët të cilët shkruajnë me dorë mësojnë më mirë sesa ata që shkruajnë në tastierën e kompjuterit, ka zbuluar studimi i ri. Diçka qartazi humbet në procesin e mendimit gjatë kalimit nga lapsi dhe librat në kompjuter e tastierë.

Kjo vjen për faktin se leximi e shkrimi përfshijnë një numër të caktuar të shqisave tonë, theksojnë shkencëtarët të cilët e kanë kryer studimin. Gjatë shkrimit me dorë, lëvizjet lënë gjurmë rajonin sensomotorik të trurit. Ky proces na ndihmon në njohjen e shkronjave.

Shkrimi në tastierë prodhon reagime të ndryshme në tru, dhe nuk ka fuqinë e njëjtë të nxitjes së mësimit. Në testet e kryera në mes të dy grupeve të vullnetarëve u është kërkuar të mësojnë alfabetin e panjohur. Të parin e kanë mësuar duke shkruar me dorë, e tjetrin duke shfrytëzuar tastierën e kompjuterit.

Më pas në intervale javore është kontrolluar mbamendja e tyre për alfabetin. Ata të cilët kanë mësuar shkronjat me lexim dhe shkrim kanë pasur mbamendje më të mirë. Hulumtimi në fjalë është publikuar në revistën Haptics. /Telegrafi/