LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detaje nga përfitimet në Superligën Evropiane – Barcelona dhe Reali më të paguarat, Juventusi dyfish më shumë se Interi dhe Milani

Zbulohen detaje nga përfitimet në Superligën Evropiane – Barcelona dhe Reali më të paguarat, Juventusi dyfish më shumë se Interi dhe Milani

Sipas kontratave të rrjedhura në Der Spiegel, Juventusi do të kishte fituar më shumë se dyfishin e shumës së dhënë për Milanit dhe Interit në Superligën Evropiane, ndërsa Real Madridi dhe Barcelona do ishin klubet që do të përfitonin më së shumti. 

Projekti i Superligës Evripiane tani është praktikisht i vdekur, por detajet janë ende duke dalë në lidhje me atë që marrëveshja do të kishte sjellë.


Është thënë shumë për 350 milionë euro të garantuara për hyrjen në Superligë për klubet themeluese, por duket se ka disa mospërputhje shumë të mëdha midis asaj se sa do të merrte secila skuadër.

UEFA shtyn vendimin për sanksionimin e 12 klubeve themeluese të Superligës Evropiane
Lexo po ashtu UEFA shtyn vendimin për sanksionimin e 12 klubeve themeluese të Superligës Evropiane

Juventusi do të ishte në nivelin e dytë ose të tretë, duke fituar 225-300 milionë me hyrjen e tij në Superligë.

Kjo është më pak sesa klubet e niveleve të larta si Real Madridi dhe Barcelona, ​​të cilët do të merrnin nga 350 milionë euro për hyrjen në ligë.

Ekziston një hendek shumë i madh me klubet e nivelit më të ulët, duke përfshirë Interin, Milanin dhe Atletico Madridin, të cilët do të merrnin nga vetëm 100 milionë euro.

Pabarazia do të vazhdonte në paratë që do të dhuroheshin midis klubeve pasi të kishte përfunduar turneu.

Dymbëdhjetë klubet që formuan Superligën Evropiane kanë rreth 3 miliardë euro borxhe – renditja nga më borxhliu tek klubi i vetëm në plus
Lexo po ashtu Dymbëdhjetë klubet që formuan Superligën Evropiane kanë rreth 3 miliardë euro borxhe – renditja nga më borxhliu tek klubi i vetëm në plus

Rezultatet sportive do të llogaritnin vetëm 20 për qind të ndarjes së të ardhurave, me emrin e klubit që u garanton atyre shumë më tepër.

La Gazzetta dello Sport pretendon se kjo do të nënkuptojë se një klub mund të fitojë nga një minimum prej 55 milionë eurosh deri në një maksimum prej 270 milionësh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori