Mesfushori Donat Rrudhani ka dhënë një tjetër paraqitje spektakulare, këtë herë ndaj kampionit në fuqi, Thun.

Sun arriti një fitore të madhe me rezultat 3-2, sfidë ku ishin me një lojtar më pak pasi Sylla u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 41 minutave lojë.


Rrudhani fillimisht asistoi për Sow, i cili shënoi nga afërsia për të barazuar rezultatin.

Ndërsa, në pjesën e dytë – Rrudhani e mori përgjegjësinë për të goditur penalltinë, nga e cila ishte i pagabueshëm duke e përmbysur Sionin.

Ai u zëvendësua në minutën e 67-të dhe me këtë paraqitje fantastike, “SofaScore” e vlerësoi me notën 8.4.

Me këto paraqitje të shkëlqyera, nuk do të ishte befasi nëse përzgjedhësi Franco Foda e fton për katër ndeshjet e shtatorit./Telegrafi/

telegrafi sport app