LAJMI I FUNDIT:

Van Djik vjen me letër emocionuese pas ceremonisë për Topin e Artë, ndryshon mendimin për Cristiano Ronaldon, duke thënë si ai dhe Messi janë më të mirët

Van Djik vjen me letër emocionuese pas ceremonisë për Topin e Artë, ndryshon mendimin për Cristiano Ronaldon, duke thënë si ai dhe Messi janë më të mirët

Virgil Van Djik e zuri vendin e dytë në garën për Topin e Artë, duke mbetur vetëm për shtatë vota pas Lionel Messit.

Holandezi bëri një sezon fantastik me Liverpoolin, ku në fund u konkretizua me fitimin e Ligës së Kampionëve.


Para nisjes së ceremonisë ditën e djeshme, Van Djik bëri buj në media me një deklaratë ku u shpreh se nuk e shikonte si një rival Cristiano Ronaldon.

Van Dijk me mesazh thumbues për Ronaldon: A ishte ai vërtetë rival?
Lexo po ashtu Van Dijk me mesazh thumbues për Ronaldon: A ishte ai vërtetë rival?

Lajmi u shpërnda me shpejtësi dhe nuk munguan thumbimet për holandezin.

Sot Van Djik në Tëitter ka publikuar një letër, ku flet për emocionet e Topit të Artë duke mos harruar Lionel Messin dhe Critiano Ronaldon.

Ai i  përshkruan si dy lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Ndryshe nga deklarata e një dite më parë.

Ishte një privilegj i madh të jesh i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Topin e Artë 2019. Unë u mahnita nga pritja e ngrohtë që mora në Paris dhe dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më bënë të ndjehem si në shtëpi. Para së gjithash do të dëshiroja të përgëzoja Messin për fitoren e 6 historike të Topit të Artë.

Unë gjithashtu thashë mbrëmë se është kënaqësi të ulesh dhe të shijosh madhështinë që qëndron para teje. Urime për një vit tjetër të jashtëzakonshëm. Personalisht ishte një nder të emërohesh mes kandidatëve më të mirë dhe unë jam jashtëzakonisht krenar që dola në vendin e dytë.

Me të dy lojtarëve më të fortë të të gjitha kohërave si Messi dhe Ronaldo, kemi qenë në gjendje të luajmë disa ndeshje të mira këtë sezon dhe shpresoj të vazhdoj kështu dhe në të ardhmen. Jam krenar për udhëtimin tim dhe shpresoj që rrugëtimi im të frymëzojë njerëzit e tjerë që gjithmonë të besojnë në veten e tyre dhe kurrë të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre.

Unë jam i uritur për suksese të tjera në fushë dhe do të punoj maksimalisht për tu përmirësuar.

Mendoj se më e mira është akoma nuk ka ardhur. 2019 ime ishte një vit i jashtëzakonshëm por asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen dhe dashurinë e familjes time.

Duhet të falënderoj dhe një herë të gjithë bashkëlojtarët e mi në Liverpool dhe ekip kombëtar. Së fundmi, faleminderit të gjithëve që janë pjesë e botës së futbollit, për të gjitha mesazhet pozitive dhe që më jepni përkrahje.

Do të thotë vërtet shumë për mua dhe familjen time.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori